Të shtënat e një nate më parë në rrugën “Sali Nivica” Prishtinë lanë të vrarë një person. Emri i tij nuk është i panjohur për sportdashësit pasi bëhet fjalë për një prej tifozëve të Prishtinës, i grupit “Plisat.”

Agron Hajdari, i njohur si “Radulla” u qëllua nga një person i maskuar. Viktima ka qenë emër i njohur për organet e rendit edhe në të kaluarën.

“Plisat” kanë ndarë një postim në rrjetet sociale ku shprehin pikëllimin ndërsa shtojnë se “Radulla” ishte pjesë e pandashme e tyre për mbi dy dekada.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari ynë, Agron Hajdari, Radulla.

Për më shumë se dy dekada ai ishte pjesë e pandashme e tribunës dhe Plisave, duke dhënë gjithçka për qytetin, klubin dhe Kombëtaren në çdo moment.

Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë.

Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe të gjithë Plisat.

Pusho i qetë Goni! Ultrasit nuk vdesin kurrë”, shkruhet në postim.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 28/05/2026 09:04

    Drite i paste shpirti, por une nuk kuptoj dicka. Te gjitha mediat po flasin per vrasjen e Radulles, paska qene edhe i hetuar nga policia ne vazhdimesi. Me gjithe respektin per grupimin PLISAT, a nuk paska ky vend njerez te cilet, me punen, guximin dhe vlera te tjera pozitive (por qe i bejne ne urtesine e tyre), kane dhene jeten per mireqenien e tyre dhe te familjeve te tyre!!! Pse na jepni modele VIPASH, qe nuk duhet te jene frymezim per shoqerine. Radulla, qe tani po e njoh, paska qene nje VIP qe ka vizituar shpesh rajonet e policise, ka ngrene fara luledielli ne stadium, ka tundur plisin, here per vape e here per te ftohte. Tani, cfare ka bere ky per Kosoven, pervecse se eshte futur ne stadium per te pare ndeshje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 27 Maj, 09:19

    Shqipëria nis mbylljen e kapitujve për anëtarësim, a do realizohet objektivi BE 2030?