SHKODËR- Një i riu u ekzekutua në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit, teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. 33-vjeçari u vra me breshëri kallashi rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa i riu Ramazan Mataj ishte në makinë kur e zunë në pritë dhe ndaj tij u derdhën breshëri plumbash. Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, 5 janar, nga banorët e zonës brenda në makinë, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Disa banorë pranë zonës ku ndodhi atentati kanë dëshmuar që kanë dëgjuar zhurmë si të shtëna, por kanë menduar se janë fishekzjarrë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi. Kjo pasi në këtë zonë ndodhet edhe një lokal që organizon dasma.

Atentati shënon edhe ngjarjen e parë kriminale me viktimë, për vitin 2025. Mataj mori shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit, pasi është qëlluar me breshëri kallashnikovi. Kjo dëshmohet edhe përmes pamjeve që Report Tv siguroi nga vendi i ngjarjes, ku në dy anët e makinës dallohen shenjat e plumbave që janë derdhur në drejtim të të riut.

Kjo ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se kemi të bëjmë me të paktën 2 qitës, por nuk përjashtohet as mundësia e autorëve të tjerë që mund t’i kenë ndihmuar në largimin nga vendi i ngjarjes. Në zonë nuk ka kamera sigurie për të parë nga janë larguar dhe pritet të kontrollohen kamera në distancë, por mbetet e vështirë që policia të bie në gjurmët e tyre. 

33-vjeçar Mataj, vetëm pak para ngjarjes kishte njoftuar babanë se po kthehej në shtëpi, ndërsa 58-vjeçari Fatmir Mataj, mes dhimbjes mohon që i biri të ketë pasur probleme. Ai shton se fëmijët i ka rritur me vështirësi financiare. 

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, thotë babai.

Përveç Belgjikës 33-vjeçari Ramazan Mataj ka jetuar edhe në Itali, teksa vitin e fundit punonte mes Greqisë dhe Malit të Zi në punë sezonale, ndërsa të afërmit thonë se një vëlla e ka ende në Belgjikë.

“Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tregon Naim Mataj. 

Arsyet janë ende të paqarta për grupin hetimor, pasi viktima Mataj dhe familja e tij nuk njihen si problematikë në zonë. Madje, i vetmi procedim penal ndaj 33-vjeçarit rezulton për prerje të paligjshme të pyjeve. Pistat e hetimit janë fokusuar edhe tek konfliktet që i riu mund të jetë pasur jashtë vendit. 

*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Ergys Kavaja dhe Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:46
Atentati në Shkodër, flet i afërmi i të riut: S’ka pasur konflikte, erdhi nga Belgjika! Punoi në ndërtim edhe në Mal të Zi

 I afërmi i Ramazan Matajt, i cili u ekzekutua në Shkodër, tregon për mediat detaje nga jeta e të riut. Naim Mataj, djali i xhaxhait të babait të viktimës, thotë se i riu kishte jetuar në Belgjikë dhe sipas tij, nuk kanë konflikte me askënd.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.

Ora 10:09
Atentati në Shkodër, makina e bërë 'shoshë' nga plumbat! I riu u qëllua nga të dyja anët e mjetit

Report Tv sjell pamje të tjera nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës. Siç shihet edhe në këtë video, në mjeti dallohen shenjat e plumbave në makinën tip ‘Benz’ me të cilin po udhëtonte i riu.

Në drejtim të tij është qëlluar me breshëri kallashi nga të dyja krahët e makinës, çka do të thotë se janë të paktën 2 autorë qitës.

Shenjat e plumbave në makinën e viktimës
Ora 09:50
Del FOTO, ja kush është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

1736066549_ramazanmataj.jpg

Viktima Ramazan Mataj

Report Tv ka siguruar foton e të riut që u vra me breshëri plumbash në Dragoç të Shkodrës. I riu, Ramazan Mataj është qëlluar brenda në makinën e tij tip Benz. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, 4 janar, por 33-vjeçari është gjetur i pajetë ditën e sotme nga banorë të zonës.

Ora 09:43
I vranë të birin në Shkodër, flet babai: U rrit pa bukë e me vështirësi, s’ka pasur konflikte

Fatmir Mataj, babai i të riut të ekzekutuar në Dragoç të Shkodrës thotë se nuk di asnjë arsye përse u vra i biri. Ai deklaron se djali i tij Ramazan Mataj është rritur me shumë vështirësi, nuk ka qenë problematik dhe as di të ketë pasur konflikte me persona të tjerë.

“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, u ka deklaruar babai policëve në vendin e ngjarjes.

Një i afërm thotë se lajmin e trishtë e mësuan këtë mëngjes, 5 janar, ndërsa banorët e kishin gjetur të riun të vrarë brenda në makinë. Naim Mataj thotë se i riu nuk ka pasur asnjëherë probleme me të tjerë dhe se djali i tyre kishte jetuar për një kohë të gjatë në Belgjikë dhe kishte punuar gjithashtu në Mal të Zi.

“Ngjarjen e kemi marrë vesh në 06:30. S’ka pasur asnjë problem, ka jetuar në Dragoç. Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tha Naim Mataj.

Naim Mataj ka theksuar se vëllai tjetër i viktimës jeton ende në Belgjikë, dhe familja e tij ka kaluar shumë vështirësi.

 

Ora 09:38
Atentati në Shkodër, i riu u kthye para 1 viti nga Belgjika! Ja pista e hetimit

Report Tv mëson detaje të reja nga atentati në Shkodër. Burime bëjmë me dije se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer para 1 viti nga Belgjika. 

Policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë gjatë periudhës që ka jetuar atje. 

Ora 09:01
Atentati në Shkodër, Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes! Ja ‘Benz’-i me të cili udhëtonte i riu

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi ku ndodhi atentati në Dragoç të Shkodrës. Në pamje dallohet edhe mjeti tip ‘Benz’ me të cilin ka qenë duke lëvizur i riu, Ramazan Mataj, kur është qëlluar me armë zjarri.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamje, ku po mblidhen prova dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

Ora 08:53
Atentati në Shkodër, reagon policia: 33-vjeçari u qëllua me armë në makinë

Policia e Shkodrës jep njoftimin për atentatin në Dragoç. I riu Ramzan Mataj është qëlluar nga jashtë makinës me armë.

“Rreth orës 07:15, në fshatin Dragoç, në rrugë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip Benz, me drejtues shtetasin R. M., 33 vjeç, banues në Dragoç, Shkodër, i cili ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia

Ora 08:37
Report Tv siguron emrin, ja kush është i riu që u vra sot në Shkodër

1736066549_ramazanmataj.jpg

Viktima Ramazan Mataj

Shkodra u trondit  nga një atentat me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është vrarë një i ri i identifikuar si Ramazan Mataj.

Ky i fundit është qëlluar me armë zjarri brenda në makinë. 33-vjeçari Mataj është nga Dragoçi, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.