Katër persona me rekorde kriminale do të duhet të deklarojnë pasurinë. Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë personave të dënuar për vrasje, trafik droge dhe organizatë kriminale.
Burime për Report TV bëjnë të ditur se personat janë Astrit Gjoni, Shaban Zenaj, Petrit Sulejmani dhe Esat Mehmeti.
Personat që duhet të deklarojnë pasurinë
Astrit Gjoni banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprën penale “Vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe nga Gjykata e Catanzaros, Itali, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Shaban Zenaj banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprën penale “Bashkëpunim kriminal, me qëllim trafikimin dhe shitjen e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i shtetit italian. Zenaj është arrestuar në 2015 në Vlorë ndërsa ka qenë i dënuar me 14 vite burg nga gjykata e Milanos.
Petrit Sulejmani banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, i kryer në bashkëpunim”;
Esat Mehmeti banues në Fier, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4498
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni për vrasjen e ukrainasit në Itali, 40-vjeçari shqiptar një ushtarak karriere! Pistat për krimin, precedentët dhe identitetet e rreme
13 Janar, 17:14
-
Vritet kryebashkiaku në Ekuador, u qëllua teksa ishte në makinë me djalin, plagoset i mituri
13 Janar, 07:46
-
Tiranë/ Atentat te Pallati me Shigjeta, vritet në makinë 56-vjeçari, po hynte në banesë! Autori ishte maskuar me kapuç, iku me motor drejt Selitës (EMRI+VIDEO)
12 Janar, 20:58
-
SPAK arreston Kreshnik Farrukun, zbardh rolin në grupin që mbushi Italinë me kokainë nga Amerika e Jugut! Ishte lënë në arrest shtëpie
12 Janar, 15:28
-
Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime
10 Janar, 20:43
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Akuzohej për trafik droge dhe organizatë kriminale, GJKKO dënon me 5,4 vite burg Luis Çelën, përfitoi nga gjykimi i shkurtuar
9 Janar, 19:15
-
Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës
7 Janar, 23:01
-
Dy të vrarë nga të shtënat me armë brenda një fabrike në Gjermani, autori i maskuar u arratis pas sulmit
7 Janar, 20:42
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe grup kriminal, Policia e arreston në Kurbin (EMRI)
6 Janar, 17:24
-
Greqi/ Vranë 34-vjeçarin pas sherrit në lokal natën e Vitit të Ri, Gjykata lë në burg shqiptarin dhe grekun, 2 të tjerë në kërkim! Dëshmia: Nuk e bëmë ne!
6 Janar, 16:02
-
Masakra me 12 viktima, malazezët protestojnë para qeverisë, kërkojnë përgjegjësi për tragjedinë
3 Janar, 21:15