Vrasjet e aksidentet, eksperti i sigurisë Nako: Ministria ka detyrë të godasë rrënjët e krimit, deklaratat e Çuçit si parullat klasike, s'zgjidhin problemin

Ngjarjet kriminale të ndodhura së fundmi në vend janë komentuar nga eksperti i çështjeve të sigurisë Pëllumb Nako. Sipas tij qeverisja nuk i ka orientuar reformat drejt rrënjës së krimit dhe për pasojë jemi në këtë nivel kriminaliteti. Nako deklaroi se ministria e Brendshme ka për detyrë që të godasë rrënjët e krimit.

"Një faktor është se të gjitha reformat që janë tentuar me fytyrë nga policia, nuk është gjë e keqe por e pamjaftueshme. Qeverisja nuk ka orientuar reformat në drejtimin e duhur. Ajo që ndodh  rëndom është fakti tjetër që ministrat e brnedshëm apo  stafet se gjejnë dot veten brenda detyrave që bëjnë. Nuk është e njëjta detyrë e ministrisë me atë të policisë. Ministria ka për detyrë të godasë rrënjët e krimit. Para disa ditësh ndodhi ai  aksidenti tragjik, ky personi që bëri aksidentin ishte i ri me automjet me fuqi të madhe motorrike. Mendoj se smund të thotë ministri ne smund të ndjekim çdo makina pas. Duhet të bëhet një studim dhe të merret një masë ligjore dhe teknike", tha Nako.

Sipas ekspertit duhet të merren masa për parandalimin e këtyre ngjarjeve, ndërsa merr shembullin e aksidenteve ku thekson se mund të vihen rregulla të reja, një prej tyre ndalimi i një grupmoshe të re që të ngasë makina me fuqi të madhe motorike.

"Specifikat janë të ndryshme në çdo vend, sështë problem i madh që të gjithë ata që janë në moshë të re, jo vetëm janë konsumues alkoll iapo droge skemi penalitete. Skam dëgjuar të jetë masive kapja e personave që janë përdorues droge dhe drejtojnë makinë. Nuk është e njëjta gjë të drejtosh një makinë dhe një avion. Mund të dalin dhe rregulla të kësaj natyre, që nga 18-25  nuk mund të ngasin makina me fuqi të madhe motorike. Ju do thoni vihen gjithë ato gjoba, shtë e vërtetë, por jo e mjaftueshme. Nëse vë 2 mijë gjoba, shkelja është e madhe. Pse është kaq e madhe qeverisja, disa shkelje kanë të bëjnë dhe me keqqeverisjen".

Ndërkaq Nako ka komentuar edhe deklaratat e ministrit të Brendshëm Blendi Çuçi i cili ka drejtuar gishtin nga prokurorët dhe gjyqtarët si përgjegjës për ngjarjet e rënda kriminale që janë shënuar në vend. Deklarata e Çuçit sipas Nakos ëhtë si ato parullat klasike që nuk shërbejnë për zgjidhjen e problemit.

"Këtu daim te parullat klasike që si shërbejnë zgjidhjet problemit. Shmangia e përgjegjësisë sa këtej andej nuk i dalin në ballë problemit. Problemi më akut i policisë është denotologjia, ose etika profesionale. Ne flasim se ka rezultate ska rezultate policia, del policia dhe thotë zbulova kaq kriume, shumë mirë i marrim të mirëqena. Sot ska asnjëlloj instirumenti si sillet ajo kur ka manifestime, kur shoqëron një person në dhomat e izolimit, si i pret viktimat, si sillet ajo kur merr në pyetje personat. Këto as unë dhe as ti skemi informacion si funksionon. Ka instrumenta për këtë? Çështjet e sigurisë sduhen mbyllur vetëm brenda institucionit të sigurisë. Duhet të ketë doktrina sepse mbi doktrina bazohet dhe puna e përditshme. Çështjet e sigurisë janë probleme unoiversitre diskutohen kudo. Është një doktrinë  e tërë që duhet njohur. Kam lexuar 6 libra për mafiet e huaja, camorra... kriminaliteti në vendin tonë është i ngjashëm me atoi në itali, por sjellja e institucioneve jo. Policët atje kanë besim te institucionet e shtetit, këtu se di sa kanë besim", shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!