Vrasjet e vëllezërve Haklaj, avokati i familjes në Report Tv: Ishte krim shtetëror, kemi dorëzuar në SPAK video të reja! Berisha të merret i pandehur

Pas më shumë se 12 orësh në SPAK, motra e madhe e vëllezërve Haklaj, Aishe Hklaj tha një ditë më parë se ka besim te SPAK. Avokati i familjes, Idajet Beqiri, i ftuar në Report Tv u shpreh se vrasja e vëllezërve Haklaj, ka qenë një krim shtetëror, ndërsa theksoi se ka shumë prova e se kanë dorëzuar edhe video.

Beqiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka urdhëruar vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Sipas Beqirit SPAK ka vonuar dhe duhet të kishte marrë të pandehur tashmë Berishën. Duke u ndalur tek dëshmitarët, Beqiri u shpreh se janë 27, e shtoi se atyre duhet të sigurohet jeta pasi janë të trembur, ndrësa pohoi se disa janë të gatshëm që të dëshmojnë.

‘Nuk është e vërtetë që ka bërë kallëzim në 2021, ka ardhur në emrin e vëllait dhe motrës dhe kanë dashur që të formësimin kallëzimin penal. Gjithmonë pasi dëgjuan se u krijua SPAK dhe në Reformën në Drejtësi. Ajo më dha detyrat. U bë një prokurë që të isha avokati i tyre dhe mu desh 1 vit që të studioja se çfarë ishte bërë. Procedimet penale kishin nisur që në atë kohë. Në shtator të 2022 e përfundova kallëzimin penal dhe më 14 dhjetor është regjistruar në SPAK. SPAK-u efektivisht ka punuar këto 4 muaj. Unë kam mësuar se nga gjithë pjesëtarët e familjejes, njeriu që dinte më shumë dhe që kishte parë dhe autorët konkretë, ishte Aishe Haklaj. Nuk ka shkuar vetë, por edhe me dëshmitarë të tjerë okularë. Janë bërë dy dëshmitarë okularë.

Ka një memorie të jashtëzakonshme dhe i thotë gjërat me saktësi! Krimet që kanë ndodhur në Tropojë nga 1998 derisa u shua gjysma e kësaj familje të gjithë shqiptarëve. Në krye të kësaj organizate kriminale ka qenë Sali Berisha dhe ai dha urdhrin për të vrarë Shkëlqim Haklajn. Vrasjet e Haklajve ishin krim shtetëror. Secilit dëshmitarë do të merren u është dhënë emri SPAK! Atyre duhet që tu sigurohet jeta, kjo pasi pjesë e dëshmitarëve janë të trembur, por disa janë të gatshëm. Prova ka shumë! Kemi dorëzuar edhe video. Janë rreth 27 dëshmitarë. Berisha duhet të thirret i pandehur, janë vrasje të rënda shumë që dënimin e kanë me burgim të përjetshëm. Janë vrasje shtetërorë, janë vrasje që kanë politikë brenda!’- tha Beqiraj.

Avokati i familjes, se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, por gjithsesi u zbulua. Beqiri tregoi se Aishe Haklaj, hyri me syzë dhe shami, ndërsa shtoi se në shtëpi u ruajt nga forcat e sigurisë.

Aishe Haklaj, e ardhur nga Suedia dëshmoi dje për 12 orë në SPAK, lidhur denoncimin ku akuzohet ish kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo ishte hera e parë që Aishe Haklaj merrej në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.  Ajo u mor në pyetje nga kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish kryeministrit. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha,  Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi.

Nga vrasje, krijim të bandës së armatosur dhe terrorizëm, akuzat ndaj Sali Berishës
Në kallëzimin për SPAK, avokati Idajet Beqiri shprehet se për të zbardhur shfarosjen e fisit Haklaj në Tropojë, kallëzuesit  Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë në duar shumë prova, fakte, dokumente, video, pamje filmike dhe shumë dëshmitarë okularë që fundosin ish-kryeministrin Sali Berisha. Përveç Berishës, në SPAK janë denoncuar dhe emra të tjerë që sipas Muharrem Haklaj dhe Ajshe Haklaj kanë lidhje me vrasjet e vëllezervë dhe familjarëve të tyre. Sipas, Beqiri ata janë gati të dëshmojnë dhe të provojnë se 16 persona kanë kryer disa vrasje të rënda me paramendim dhe hakmarrje në kuadrin e Bandës së Armatosur, si dhe kanë kryer akte terroristë etj. Referuar kallëzimit penal, kërkohet fillimi i procedimit penal dhe kryerja e hetimeve, për kryerjen e veprave penale të: “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga Neni 78/2 i Kodit Penal; “Krijimi i bandës së armatosur dhe organizatës kriminale”, parashikuar nga neni 333 i Kodit Penal (Viti 1995); “Kryerja e krimeve nga banda e armatosur dhe organizata kriminale”, parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal (1995); “Aktet terroriste”, parashikuar nga neni 230 i Kodit Penal.

Avokati: Kemi prova të shumta dhe dëshmitar, gati për të dëshmuar  
Krahas grumbullimit të provave filmike të pasqyruara në masmediat elektronike, të gazetave dhe akteve, avokati Idajet Beqiri ka kërkuar të pyeten me cilësinë e dëshmitarit shtetasit Muharrem Haklaj, Hamdi Haklaj, Ajshe Haklaj, Zylfije Haklaj, Jaho Mulosmani, Izet Haxhia, Manush Selivrada, Drenicë Haklaj, Bujana Basha, Luljeta Selivrada, Bylbyl Lanaj, Hazir Dega, Nuredin Dega, Sokol Koçiu, Azgan Haklaj, Is Selim Kërrnaja, Ali Gjoni, Besnik Vidrica, Shpend Ali Mulosmani, Ndue Gjeloshi, Gjykë Nokashiqi, Latif Nokashiqi, Fatmir Daka, Fatmir Arif Arifaj, Gani Kêrmaja, Avdi Buçpapaj, etj persona që do t'i deklarojmë pasi të ketë filluar procedimi penal, sepse janë të rrezikuar me jetë në qoftëse do të deklarojnë për sa kanë parë. Sipas Beqirit, ata kërkojnë t'u sigurohet jeta, pastaj të deklarojnë si dëshmitarë okular.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
Aishe Haklaj 12 orë në SPAK, avokati Beqiri: U fut me syze dhe shami që të mos njihej! Shtëpia ku qëndroi u ruajt nga policia

 

Avokati i familjes Haklaj, Idajet Beqiri ka zbuluar për Report Tv detaje në lidhje me dëshminë e Aishe Haklajt në SPAK. Avokati tha se pas dëshmisë prej 12 orësh, Aishe Haklaj tha se ka besim tek drejtësia.

‘Ka diçka serioze këtë radhë. Kam besim tek drejtësia më tha’- tha Beqiri.

Beqiri tha se për arsye sigurie u kërkua që gazetarët të mos ishin në dijeni, por gjithsesi u zbulua. Beqiri tha se ajo hyri me syzë dhe shami, ndërsa shtoi se në shtëpi u ruajt nga forcat e sigurisë.

‘U fut me shami dhe e maskuar nuk donte media! SPAK kishte marrë masa që ta shoqëronte ku do të rrinte dhe deri sa të ikte. Ishte një organizmin i përsosur edhe shtëpinë ku ka qëndruar mbrëmë është ruajtur.’- tha Beqiri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Partia: 29/04/2023 18:58

    Kur kanë vdek vëllezërit Haklaj, në qeveri ka qenë Fatos Nano, i bie t'a arrestojnë?

    Përgjigju
  • Gjakova: 29/04/2023 17:51

    Qe te mbyllen vrasjet e bara nge Sali Viçidoli mire ishte te varej ne sheshin Bajram Curri , ose te ripej i gjalle e ta linin andej nga alpet te ushqeheshin arinjte minjte gjarperinjte….

    Përgjigju
  • -'":;: 29/04/2023 14:35

    Per ka te denohet ma pare i shkreti berisha per vrasjet ne Topoje,per 97,per grushtin e shtetit,per vrasjet e 21 janarit,per Pashkon ne det per arbnorin per helmimin e ali spahise,gazidedes,per helmimin e atij prokurorit qe nuk i bindesh,per olldashin per Gerdecin.Sala tana ito i ka ba me shok dhe i ka ba per te miren e popullit me na pastru nga ARMIKU i MRENSHEM po na jena mosmirnjohes.

    Përgjigju
  • Troppo: 29/04/2023 13:41

    O avokat po i ke duart e pa zena zahmet te kapesh pak qafen e gjatupit tim ti dhe skapi partise. Se mos harroj thuaji edhe Hamdise se mbase i ka edhe ai bosh

    Përgjigju
  • Bukurie: 29/04/2023 12:52

    E shkrete nje Femer shume inteligjente dhene Motren e saji si nje luftetare e Pamposhtur te dyja bashke po perpiqen me mish dhe me shpirt qe e verteta e ketyre vrasjeve mafioze te dale ne shesh dhe aktoret e vertete te dalin ne gjyq dhe te marrin denimine merituar . Eh mjere ato motra qe qajne vellezer, motrat Haklaj e Kane shume te rende eshte ngjarje shume e rende per tu perballuar .

    Përgjigju
  • Askushi: 29/04/2023 12:43

    Nqs behet drejtesi per kete rast ateher fillon e leviz drejtesia e re ku sali kerma te jet ne burg.

    Përgjigju
    • I siqeerti: 29/04/2023 21:31

      Kote lodhesh o z Idajet Beqiri.Edhe per Izet Haxhine u mundove por fitoj berisha duke rrasur 21 vite burg.Edhe me Zylfie Haklaj nuke ka per te ndodhet gje.Saliu me Ilir floririn I kane rrenjet e thella.Do rrojne e mbreterojne pa u hyre gjemb ne kembe.Mjere populli per politikanet qe ka.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit

Fëmijët jetimë në prag të festave të fundvitit