Vrasjet makabre në Kosovë, pezullohen 4 policë, detaje të reja nga ngjarja (VIDEO)

Teksa priten rezultatet e autopsisë së trupave të viktimave të familjes Bllaca në Gjilan, ngjarje e cila tronditi gjithë Kosovën, ku efektivja e policisë së Kosovës, Valdete Bllaca, vrau me armë zjarri nënën e saj Hanife Bllaca, babin Zeqir Bllaca si dhe dy vëllezërit Blerimin e Fisnikun, e më pas kreu vetëvrasje, janë pezulluar për 72 orë katër punonjës të Policisë së Kosovës, me arsyetim se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare.

Të pezulluarit janë Alban Ramushi, me gradën komandant, Naser Rrahmani, zëvendës komandant, Negovan Mihaljovic, shef operativ si dhe Xhavit Azizi, pjesë e stafit civil të policisë së Kosovës.

Urdhëri për pezullimin u dha pasa kryerjes së hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës në bashkëpunim me hetuesit policor të hetimeve rajonale në Gjilan.

Valdete Bllaca

Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan

Sipas mediave në Kosovë, policia i ka gjetur viktimat në pjesë të ndryshme të banesës dykatëshe. Njëri nga vëllezërit duket se është vrarë në dhomën e gjumit kurse tjetri u gjet i shtrirë në korridor.

Po sipas mediave, policja 45-vjeçare, pasi ka kryer dy vrasjet e para, ka shkuar më pas në dhomën e ndenjes, ku ka vrarë të atin dhe më pas ka shkuar në kuzhinë ku ka vrarë nënën.

Po sipas mediave, Valdete Bllaca ka qëndruar për disa orë pranë kufomave, përpara se të vriste veten dhe se mbi secilën viktimë ajo ka qëlluar me të paktën dy plumba.

Motivi i kësaj ngjarje të rëndë ende nuk dihet. Disa thonë se autoria e krimit prej kohësh trajtohej te psikologu por ka zëra se mes viktimave ka patur konflikte pronësie.

Blerim Bllaca

Detajet e djeshme nga vrasja makabre

“Efektivja Valdete Bllaca e cila dyshohet se ka kryer masakrën, ka qenë pjesë e policisë së Kosovës prej 18 vitesh. Ajo fillimisht ka punuar në Prishtinë dhe para 5 vitesh ishte transferuar në Gjilan.

Fqinjët, dëshmitarë të ngjarjes makabre, thonë se ka qenë djali i madh, Blerimi ai që kishte shtënë me armë drejt prindërve dhe vëllait Fisnikut. At thonë gjithashtu se para orës 13:00 të ditë së djeshme e kanë parë Valdeten duke shkuar në shtëpinë e familjes së saj.

Sipas versionit të tyre, pasi ajo ka parë tragjedinë e shkaktuar nga vëllai i saj, Blerimi, ka qëlluar  mbi të dhe më pas është vetëvrarë.

Por Prokuroria e Kosovës ka hedhur poshtë këtë version duke thënë se “Për momentin nuk ka asnjë provë që është përdorur në ngjarje pistoletë tjetër dhe se në momentin kur policia ka mbërritur në vendngjarje, ka gjetur pistoletën në dorën e viktimës Valdete Bllaca.

Fisnik Bllaca

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja