TIRANË - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe të afërmve të dy shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë, që u vranë me armë zjarri në Gostivar. MPJ njëkohësisht dënon akte të tilla, të cilat nuk konbtribuojnë për prosperitetin dhe stabilitetin në vend.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se kjo ngjarje do të hetohet me shpejtësi dhe transparencë nga organet përkatëse dhe autorët do të vihen para ligjit.

(aq/shqiptarja.com)