Opozita ka reaguar ndaj vrasjeve të fundit. Deputeti Arben Ristani në një deklaratë për mediat tha se në Shqipëri kanë pllakosur vrasjet, ndërsa kryeminsitri Edi Rama mashtron për rendin dhe sigurinë në vend.
“Për 24 orë, vrasje në Vlorë, vrasje dhe plagosje në Tropojë, atentat në Shkodër. Viktima nga aksidentet. Kryeministri që shkatërroi policinë e shtetit, me ministrin e tij të paaftë, nuk dihet se ku ngrohen në diell. Kanë lënë vendin në kaos, pasiguria në kulmin e vet, dhe Edi Rama e Saimiri i tij krekosen për sukseset që ndodhin vetëm në kokën e tyre. Asnjë fjalë për vrasjet që kanë tronditur vendin. Asnjë fjalë për aksidentet e shumta me pasoja dramatike”, tha deputeti demokrat.
Sipas tij Shqipëria është bërë një vend i pasigurtë, dhe krimi sfidon çdo ditë, nën hundën e qeverisë që organizon parada për 300 ditët.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO