Pirjasi sëbashku me të dashurën e tij, Hysnie Hoxhallarin kanë vrarë e më pas djegur vjehrrën dhe burrin e kësaj të fundit, konkretisht, Selkije e Olsi Hoxhallari nënë e bir. Gruaja e të akuzuarit shprehet se ka ardhur policia dhe e ka kërkuar bashkëshortin në shtëpi. Ajo e ka marrë në telefon dhe pastaj policia e ka arrestuar dhe nuk di më asgjë.
“Jemi të varfër, një herë në ditë ha bukë. Erdhi policia dhe kërkoi Kasemin. Burri u paraqit vetë të martë, e kanë marrë dhe nuk di më asgjë”.
Ndër të tjera gruaja e 26 vjeçarit shprehet se jeton në kushte shumë të vështira pasi nuk kanë as bukë të hanë. “Nuk më besohet, vetë Zoti e di. Fëmijën e kam sëmurë. Mesi ha koren e bukës, kam listën në dyqan pa paguar”.
Entela thotë se me Hysnien kanë edhe lidhje familjare, ajo dhe Hysnia janë kushërira të dyta dhe nuk i kishte shkuar ndërmend se ajo kishte lidhje me burrin e saj. ‘Jemi të afërt, kushërinj”.
Askujt nuk i kishte shkuar në mend se Kasëm Pirjasi mund të bënte një gjest të tillë pasi kushtet në të cilat jetonte, duke pasur edhe dy fëmijë të vegjël nuk mund ta linin për aventura.
Situata ku ndodhet sot familja e Pirjasit është tejet e vështirë dhe më një listë të gjatë të borxheve të cilat janë marrë në dyqanet e fshatit.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










