Vrasja e trefishtë te "Zogu i Parë" gjykata e krimeve pranon kërkesën e prokurorisë për pyetjen me anë të letër porosisë së 6 dëshmitarëve në Hollandë. Dëshmitarët do të pyeten për vrasjen e Durim Sulkut në prill të vitit 2015 në Roterdam.

Në maj të vitit 2015 në bulevardin "Zogu i Parë" u vra Mentor Lufi, Ilir Sulku dhe Gerti Goxhaj. Nga kjo ngjarje u arrestuan vëllezërit Markeljan dhe Klevi Doçi dhe Salvadore Leticia.

Vrasja në Holandë, ka ndodhur në Ridderkerk në qytetin ku rrinte Durim Sulku, për të cilin Mentor Lufi donte të hakmerrej në lidhje me atentatin që ishte bërë ndaj tij në Tiranë në dhjetor 2014.

Autorët e krimit në Holandë, kanë marrë një makinë “BMW”, seria 3 M3 me ngjyrë të çelur, ku ishin tri pistoleta njëra ishte Glock, një tjetër me mulli me 5 fishekë dhe një tjetër me 16 fishekë.

Ata kanë pritur në parkimin pranë shtëpisë së Durimit. Rreth orës 23.20 ai ka ardhur me një makinë tip “Smart” dhe ka parkuar në vendin që ishte bosh. Klejvi është afruar dhe ka parë që ai ishte vetëm në makinë dhe është kthyer në makinën e tyre “BMW”.

Pastaj, ka shkuar Markeljani duke qëlluar me armë në drejtim të tij dhe më pas ka hipur në makinë dhe janë larguar me shpejtësi.

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com