Vrasësi i efektivit të RENEA-s në Lazarat dhe dy të dënuar të tjerë me burg përjetë, në listën 'ON top' të policisë

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të radhës që janë objekt i punës së njësisë së Kërkimit, të tre të dënuar me burgim të përjetshëm dhe ende të paarrestuar.

Ata janë, i dënuari me burg përjetë Barjam Boci, Alban Baftjari dhe Jashar Begani (Begami).

Në datën 24 qershor 2015, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, gjatë një operacioni policor është vrarë me armë zjarri punonjësi i Policisë së Shtetit Ibrahim Basha si dhe janë plagosur punonjësit J. I. dhe P. H. 

Barjam Boci ka qenë pjesë e grupit që ka qëlluar në drejtim të Policisë. Barjam Boci është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje në rrethana cilësuese” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

I dënuari me burg përjetë Alban Baftjari.

Në datën 7 mars 2001, në fshatin Shetel, Shijak, Durrës, Alban Baftjari, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shkuar në orët e vona të mbrëmjes, në banesën e  Xh. B., për të vjedhur dhe ka plagosur rëndë Sh. B., S. B. dhe  Xh. B., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen. Alban Baftjari është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Vjedhja me pasojë vdekjen, në bashkëpunim” dhe "Armëmbajtja pa leje".

I dënuari me burg përjetë Jashar Begani (Begami).
Në datën 21 korrik 1997, në zonën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, Jashar Begani (Begami) ka vrarë A. L. (B.) dhe Z. K.

Jashar Begani (Begami) është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 12/02/2020 07:22

    Bajramë, Baftjarë, Islamë, Muhamerë, Muhaxherë, Jeniçerë, Kudretë, Safetë, Hyqmetë, Nezhdetë, Xhevdetë, Ismailë “shqiptarë bij shqiptarësh”

    Përgjigju
    • Ben: 12/02/2020 20:09

      Kush na i solli kto viruse!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!