Vrau 16 vjeçaren në Itali dhe trupin e pajetë e la pranë një koshi mbeturinash, arrestohet adoleshenti nga Sri Lanka

Vrau 16 vjeçaren në Itali dhe trupin e pajetë e la pranë një koshi mbeturinash, arrestohet adoleshenti nga Sri Lanka

Viktima Michelle Maria Gauso

Një 17 vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar nga policia në Itali për vrasjen e 16 vjeçares Michelle Maria Gauso.

I mituri me orgigjinë nga Sri Lanka është dërguar në komisariat ku po jep dëshminë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Primavalle.

Ditën e djeshme trupi i pajetë i të miturës italiane u gjet në një karrocë supermarketi pranë një koshi mbeturinash. Mediat e huaja shkruajnë se në trupin e saj kishte plagë të shkaktuara nga goditjet e shumta me thikë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.

I riu, në të njëjtën moshë me viktimën, akuzohet se ka goditur me thikë vajzën, e ka mbyllur në një qese të madhe plastike të zezë dhe ka tentuar të heqë qafe trupin duke e transportuar në një karrocë pazari në kazanët në via Stefano Borgia. Hipoteza se të dy ishin të lidhur në mënyrë romantike dhe se viktima ishte shtatzënë u mohua nga hetuesit.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren