Gjykata e Korçës ka vendosur “arrest në burg” për 18-vjeçarin Fabian Muçllari, i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, pas një konflikti për një vajzë.
Në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, nga familjarët e autorit ishte i pranishëm vetëm babai i 18-vjecarit Fabian Muçllari.
Mësohet se 18-vjeçari ka qendruar gjakftohte para trupës gjykuese dhe nuk ka shfaqur pendesë. Babai i 18-vjeçarit ka qendruar gjatë gjithë kohës kokëulur dhe pa folur.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e së martës në një lokal në Pogradec.
Sipas dëshmisë së Muçllarit, e gjitha ka ndodhur brenda një ore dhe pas debatit të bërë në Facebook me viktimën, autori ka shkuar dhe e ka qëlluar me armë.
Sipas 18-vjecarit, ka qenë vetë viktima Hila që i ka kërkuar të takoheshin, i ka treguar vendodhjen dhe i ka dhënë edhe numrin e celularit.
Pas këtij momenti, 17 vjeçari ka shkuar në lokal, ka qëlluar fillimisht në ajër me armë zjarri ndërsa bashkëmmoshatari u fsheh poshtë banakut për të shpëtuar, por Muçollari e ka qëlluar me plumb në zemër.

(Fabian Muçllari në gjykatë)

( I pranishëm në gjykatë edhe babai i Fabian Muçllarit )
Foto të tjera
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Foto të tjeraRedaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com