Mbyllet gjyqi për 65 vjeçarin italian që vrau 22 vjeçarin Gjergj Gjonin teksa ky i fundit bashkë me 2 persona të tjerë tentuan ta grabisnin mbrëmjen e 20 tetorit në vitin 2015. Ngjarja ndodhi në Milano rreth orës 01:00.
Çështja e vrasjes së 22-vjeçarit u arkivua nga gjyqtarja Teresa De Pascale, pasi vendosi se vrasja ishte e ligjshme për vetëmbrojtje.
Italiani ndjeu zhurmën e 3 të rinjve shqiptar gjatë kohës që përpiqeshin të futeshin në banesë, më pas ai e gjuajti me armë duke e lënë të vdekur në vend 22 vjeçarin. Policia e gjeti trupin e Gjergj Gjonin në shkallët e jashtme të vilës “Sicignano”.
Sicignano kandidat për Forza Italia në këshillin bashkiak të Milanos, në zgjedhjet e 5 qershorit në vitin 2016.
Vendimi i gjykatës është kundërshtuar nga familja e 22 vjeçarit, por ka qenë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që ka konfirmuar versionin e dëshmuar nga 65 vjeçari italian.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com