Vrau 24-vjeçarin për një vend parkimi, policia shpall në kërkim autorin nga Tirana

Policia shpall në kërkim autorin e vrasjes në Laç mbrëmjen e djeshme në afërsi të stadiumitpas një debati të nisur për një vend parkimi.

Festa e Shna Ndout në Laç është përgjakur nga një vrasje më armë zjarri për motive të dobëta.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktimë mbeti Viktor Shkorreti 24-vjeç me origjinë nga Mirdita, por që jetonte prej vitesh me familjen në Laç.

Burime për Report TV bëjnë me dije se viktima dhe autori, i identifikuar si 32 vjeçari  Emanuel Koca, banues në Tiranë, janë konfliktuar mes tyre për një vend parkimi. Kjo për shkak te pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në Laç, ku ka pasur fluks të jashtëzakonshëm automjetesh dhe mungesë vendparkimesh. Autori ka dashur të parkojë automjetin në afërsi të banesës së viktimës, por nuk është lejuar nga ky i fundit.

Mes tyre ka nisur një sherr, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe në këtë moment autori ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj 24-vjeçarit Shkorreti, në afërsi të banesës së tij.

Më pas, autori Emanuel Koca, duke përfituar dhe nga errësira është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shpëtuar policisë e cila u vu menjëherë në ndjekje të tij.

Policia po kreh të gjithë zonën dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit të ngjarjes. Autoritetet e Kurbinit  në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arberi: 13/06/2019 17:05

    Shkon per tu falur ne vend te mire dhe mban arme me vete????????? Ky tjetri qe u vra ishte edhe katolik, ka dhe feste dhe merret me nje parkim qe te nesermen do lirohet se nuk e ka perdite. Shqiptaret...........Ky Fr. ne fund thote pistolete te gjithe e mbajme dhe jane provokuesa. Me sa kuptohet do e kete motren e bukur dhe ja ngacmojne shume. Mblidhni mendjen o te cmendur, toleroni se po ikni per lesh kot. Nje me fal, ose nje e folur e qete dhe e shmang konfliktin. Gjithe shqiptaret jane Mic Sokola hahahahahaha

    Përgjigju
    • vani vlonjati: 14/06/2019 08:21

      bravo arber ,me kete koment i ke then te gjitha

  • Genti: 13/06/2019 13:23

    Kto jan pasojat e saliut 97. Qonu ne greva e ta bim prap salen ne pushtet e te jetoj aj rahat e me pasuni e ne te vdesim

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/06/2019 12:35

    Para Laci

    Përgjigju
  • AK47: 13/06/2019 11:36

    Cne me kallash me vete ky bisha? Apo tu fal gjynahet te kisha

    Përgjigju
    • Fr: 13/06/2019 13:04

      Hahahaha ca behet kaubois me kallash skisha par.. me pistolet te ter mbajme kur afrohemi nga veriu ose ne vlor se jan provokusa

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje