Tronditet Laçi/ 25-vjeçari vritet me breshëri kallashnikovi pas sherrit për një vend parkimi (VIDEO)

Një 25-vjeçar, Viktor Shkorreti, u vra këtë mbrëmje në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stadiumit në Laç - Kurbin. 

Nga sa raportohet paraprakisht disa persona, bashkëmoshatarë të tij, kanë dashur të parkojnë në vendin ku po linte makinën, viktima, 25-vjeçar. Mes tyre ka nisur një sherr, janë përleshur me njëri-tjetrin, dhe njëri nga të përfshirët në ngjarje ka nxjerrë armën automatike duke qëlluar me breshëri ndaj tij. Megjithatë, dinamika e ngjarjes pritet të zbardhet nga policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Po ashtu janë ngritur post-blloqe të shumta për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.

"Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur  zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup  specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale. Shërbimet e Policisë të Lezhës, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh,  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen, ku gjithashtu thotë se rrethanat janë ende të paqarta.

Viktima Viktor Shkorreti, me origjinë nga Mirdita kishte disa vite që jetonte bashkë me familjen e tij në qytetin e Laçit.

Sot qyteti i Laçit ishte epiqendër e shumë qytetarëve, të cilët e vizituan pasi dje u shënua e marta e fundit e Shna Ndout. Me mijëra pelegrinë shkuan në Kishën e Shna Ndout për të kaluar aty natën. 

Pelegrinet duke kaluar naten ne Kishen e Shna Ndout

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E.L: 13/06/2019 19:25

    Qou prej gjumit vetem 24 ore Enver Hoxha Masanej shko ne vorre prap Se u banen tan trima me u vra per i parkim Edhe thojne mos me ik prej shqipnijet Ngushellime familjes

    Përgjigju
  • Kometa 001: 13/06/2019 09:41

    Ke te drejte "Turri". Pamvaresisht se mund te mendojne ndryshe nga une, cdo shqipetari ne kete bote nuk do t'i deshiroja kurre nje dhimbje si kjo. Ah politika jone, ja shk...vsha mitren ku u ngjize.

    Përgjigju
  • Kometa 001: 13/06/2019 08:12

    Te perqeshesh vendet e shenjta e deri vdekjen, dhe kur kjo vjene nga shkaqe kaq banale, do te thote se po rrenohemi shpirterisht me shpejtesi. Mos qoft e thene te prekim fundin. Ngjarje te tilla kudo qe ndodhin, ne cdo cep te teritorit te ketij vendi, ta helmojne shpirtin.

    Përgjigju
  • Fredi: 13/06/2019 06:06

    U falën në Shna Ndou !

    Përgjigju
  • Anton: 13/06/2019 01:22

    Nje lacjan me pak

    Përgjigju
  • Petraqi: 13/06/2019 00:06

    Keta laqjanet duan qe te ngrihet shoku Enver nga varri qe tjua leroje ckane ne familje

    Përgjigju
    • Turi: 13/06/2019 08:40

      ca ke me lacjanet , ne vend qe te ngushllosh familjen qe humbi nje te aferm , ngushllime familjes , zoti i ruajt cunat e lacit , zoti e ruajt gjith shqiperin , zoti i coft per lesh politikanet .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti

Spahiu: Ja 3 shkaqet pse pjesëmarrja e emigrantëve do jetë deri në 70 mijë votues! Nuk janë pak, përkthehen në 7 mandate deputeti