Autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas në lokalin “Kështjella” me 1 dhjetor në Ndroq, Julian Gjoshi, do të qëndrojë në burg, me vendim të Gjykatës së Tiranës me akuzën e vrasjes me paramendim. 27-vjeçari kyçi gojën para togave të zeza, duke mos deklaruar asnjë mbi motivin e ngjarjes së rëndë.
Mbrojtësi i tij i kërkoi gjykatës kryerjen e ekspertimit psikiatrik për shkak se është përdorues i narkotikëve, e cila u pranua nga gjykata. Përqendrim të ulët Julian Gjoshi pati edhe gjatë marrjes në pyetje në polici, ndërsa nuk përjashtohet mundësi që ai të ketë pasur më herët vizita në psikiatër, por ka refuzuar të marrë medikamente. Pretendimin për probleme me depresionin e ngriti në polici edhe i ati i tij kur u pyet nga policia. Zyrtarisht, gjendjen e tij mendore pritet ta përcaktojë ekspertimi që do të bëhet ne vijim.
Julian Gjoshi ishte kthyer së fundmi nga Spanja, ishte kunati i Altin Hajrit, të shumëkërkuarit të Shijakut për rrëmbimit dhe zhdukjen e Jan Prengës. I arrestuar për “armëmbajtje pa leje” disa vite më parë, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon në “SkyECC” të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.
Ndërsa viktima, Alfred Dedja, ish-menaxher i kompleksit “Golden” jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë, me precedent në fushën e narkotikëve. 50-vjeçari, i njohur me pseudonimin “Daku”, u ekzekutua më 1 dhjetor teksa po drekonte në lokalin “Kështjella”. Gjoshi, i cili deklaroi se e vrau pasi e ofendonte sa herë e takonte, nuk e nxori fare armën, duke qëlluar disa herë nga xhepi.
Arma e krimit akoma nuk është gjetur, ndërsa policia prej 3 ditësh vijon kërkimet në vendin ku ai deklaron se e ka hedhur. 27-vjeçari u vetëdorëzua një ditë pas krimit (2 dhjetor), teksa makina e tij "Benz ML" u gjet te "Shkëmbi i Kavajës" në Durrës, aty ku qëndroi për një natë në hotel.
Heren e pare ja hodhi /me zemer/,tani po perpiqet t'ja hedhe si /drogaxhi/!
Përgjigju