TIRANË - Policia e Tiranës njofton se autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 1 dhjetor 2024 në Ndroq te lokal 'Kështjella', ku mbeti i vrarë me armë zjarri 50-vjeçar Alfred Dedja, është ndaluar.
I dyshuari, Julian Gjoshi, 26 vjeç, banues në Shijak, u dorëzua pas masave intensive të Policisë, përfshirë bllokimin e rrugëve dhe përdorimin e inteligjencës policore, duke e pamundësuar fshehjen e tij.
Automjeti i dyshuar që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.
I bindur se hetuesit do binin shpejt në gjurmët e tij, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri nuk e dogji automjetin me të cilin u largua pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, pasditen e së dielës në Ndroq. 26-vjeçari Julian Gjoshi, e braktisi makinën ML në pronësi të babait të tij pranë Shkëmbit të Kavajës dhe pak më tutje u gjetën edhe targat, por jo arma e përdorur në krim.
Julian Gjoshi ishte në lokal “Kështjella” i ulur në tavolinë me një të afërt të pronarit. Sapo Alfred Dedja ka hyrë, i zgjati dorën për ta takuar por Gjoshi e qëlloi me 5 plumba pistolete pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit. Edhe viktimës iu gjet një pistoletë por që nuk e ka përdorur për shkak se u kap në befasi.
I dyshuari Julian Gjoshi, i kthyer së fundmi nga Spanja, është vëllai i gruas së Altin Hajrit, të kërkuar nga drejtësia për marrjen peng, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur janar të 2020-ës, në kompleksin në pronësi të tij në Shijak “Golden”. Në këtë resort shumë vite më parë ka qenë menaxher Alfred Dedja. Të dy kishin njohje dhe afrimitet, por së fundi dyshohet të kenë pasur debate të vazhdueshme. Hetuesit mendojnë se në lokal “Kështjella” do të takoheshin për tu sqaruar, por arma nuk i la vend fjalëve.
Alfred Dedja, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj. Ndërsa autori i dyshuar Julian Gjoshi, në Shqipëri është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.
Motivi ende është i paqartë për hetuesit, se përse Julian Gjoshi vrau ish-bashkëpunëtorin e kunatit, por paraprakisht hetuesit dyshojnë se krimi vjen pas prishjes së pazareve të drogës.
Policia ushtroi kontrolle në Tiranë, Durrës, Shijak dhe zonat përreth, për arrestimin e Julian Gjoshit, ndërsa grupi hetimor shkoi sërish pranë lokalit për të gjetur prova të tjera për zbardhjen e dinamikës, por në ndihmë kanë edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Të paktën 20 persona, u marën në pyetje, ndërsa personi që ishte në tavolinë me autorin Gjoshi tha se nuk ka dijeni për arsyet e vrasjes. Familjarë të autorit dhe të 50-vjeçarit të vrarë nuk kanë ndihmuar hetuesit në zbërthimin e konflikteve të vjetra mes tyre.
Ne foto: Makina e autorit Julian Gjoshi
Tirane - Pak orë më vonë, pasi policia i kishte mbyllur thuajse çdo mundësi për të qëndruar i arratisur, Julian Gjoshi u vetëdorëzua në shoqërinë e familjarëve dhe avokatit të tij në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Burime për gazetarin Sokol Dema, bëjnë me dije se blutë e kishin lokalizuar përmes negociatave me njerëzit e afërt, por pak minuta para ndërhyrjes për arrestim, është paraqitur në polici me vullnet të lirë.
Automjeti i dyshuar që u përdor nga autori është sekuestruar si pjesë e hetimeve.
I bindur se hetuesit do binin shpejt në gjurmët e tij, kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri nuk e dogji automjetin me të cilin u largua pas vrasjes së 50-vjeçarit Alfred Dedja, pasditen e së dielës (1 dhjetor 2024) në Ndroq. 26-vjeçari Julian Gjoshi, e braktisi makinën ML në pronësi të babait të tij pranë Shkëmbit të Kavajës dhe pak më tutje u gjetën edhe targat, por jo arma e përdorur në krim.
Julian Gjoshi ishte në lokal “Kështjella” i ulur në tavolinë me një të afërt të pronarit. Sapo Alfred Dedja ka hyrë, i zgjati dorën për ta takuar por Gjoshi e qëlloi me 5 plumba pistolete pa e nxjerrë fare nga xhepi i xhupit. Edhe viktimës iu gjet një pistoletë por që nuk e ka përdorur për shkak se u kap në befasi.
'Falë veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të Policisë së DVP Tiranë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kontrolleve të shumta të ushtruara bazuar në inteligjencës policore, gjetjen dhe bllokimin e automjetit të dyshuar që kishte përdorur autori, si dhe bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur, autori i dyshuari u dorëzua në Polici.
Në vijim të veprimeve Specialistët për hetimin Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit J. Gj., 26 vjeç, banues në Shijak.', njofton policia.
I dyshuari Julian Gjoshi, i kthyer së fundmi nga Spanja, është vëllai i gruas së Altin Hajrit, të kërkuar nga drejtësia për marrjen peng, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur janar të 2020-ës, në kompleksin në pronësi të tij në Shijak “Golden”. Në këtë resort shumë vite më parë ka qenë menaxher Alfred Dedja. Të dy kishin njohje dhe afrimitet, por së fundi dyshohet të kenë pasur debate të vazhdueshme. Hetuesit mendojnë se në lokal “Kështjella” do të takoheshin për tu sqaruar, por arma nuk i la vend fjalëve.
Alfred Dedja, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj. Ndërsa autori i dyshuar Julian Gjoshi, në Shqipëri është arrestuar për armëmbajtje pa leje. Për këtë çështje, emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për ish-deputetin socialist Jurgis Cyrbja, të cilit Altin Hajri, i kërkon të ndërhyjë për ta liruar nga burgu.
Motivi ende është i paqartë për hetuesit, se përse Julian Gjoshi vrau ish-bashkëpunëtorin e kunatit, por paraprakisht hetuesit dyshojnë se krimi vjen pas prishjes së pazareve të drogës.
Policia ka arritur të gjejë makinën tip ‘ML’ me të cilën u largua Julian Gjoshi pas vrasjes së Alfred Dedjas në lokalin ‘Kështjella’ në Ndroq. Burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se makina është gjetur në Shkëmbin e Kavajës në Durrës.
"Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në Ndroq, është gjetur i braktisur në fshatin Shkallnur, automjeti me të cilin dyshohet se ka lëvizur autori i dyshuar i vrasjes.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar ndonjë send të kundërligjshëm. Automjeti u transportua në ambientet e Policisë dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes dhe për zbardhjen e rrethanave të saj", njoftoi policia.
Qenka vete dorezuar ne polici i shoqeruar nga avokati e te aferm! Pse nuk thoni qe paska vajtur si /dhender/?!
PërgjigjuLepur ...
PërgjigjuDeri sa te kapet ky horr bashke me kunatin burgun e ketij ta beje Çyrbja bashke me prokurorin qe e liroi.
PërgjigjuAi qenka vet dorezuar edhe policia e quan arritje. Edhe lajmet deformohen ne kete vend makaber. E pa ndalueshme situatat qe ndodhin. Ai qe ka ndermend te bej dicka e ben jo kamera police e ku di un sisteme alarmi te ket por ai qe e ka ndar mendjen e ka mdar. Nuk ka menyre parandalimj me keto profetet e komentuesa mbas ekranit telefonit. Cso gje eshte e paracaktuar.
Do dale/-in pamja/-et filmike aman? Mezi po pres! Sa qejf!
PërgjigjuDuhet ligji kapital se kjo lloj qenie e rrezikshme qe gjendet ne kete vend do vetem gjak , dhe vendi do te bjer ne qetesi per 24 ore
PërgjigjuKESHTU ESHTE KUR NUK ZBATOHET LIGJI
PërgjigjuGjoshi i paBese. E therret tjetrin ne takim dhe e vret. Krimi ne Shqiperi eshte totalisht i pushtuar nga djalli.
Përgjigju