Jurgen Kurti u arrestua për krimin brenda familjes pasi vrau të atin Artur Kurti në prill të këtij viti, por nuk do të hetohet nga krimet e rënda.

Hetimi për ngjarjen që tronditi kryeqytetin tashmë i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi nuk konsiderohet më krim në familje por një vrasje në kushtet e vetëmbrojties.
 
Zyrtarisht dosja nuk është transferuar ende në prokurorinë e Tiranës por vendimi i marrë tek krimet e rënda ka pezulluar hetimet për akuzën e vrasjes për rrethana familjare.

Mbrëmjen e katër prillit të këtij viti, pas një zënke brenda familjes, mbeti i vdekur kryefamiljari, Artur Kurti.

Ai ishte përfshirë në konflikt me djalin e tij Jurgen Kurti, ndërsa këtij të fundit i erdhi në ndihmë daja, Leonard Ristani i cili është edhe autori i akuzuar për vrasjen e 50 vjeçarit. 

Ndërsa mbi 23 vjeçarin, Jurgen Kurti, rëndon akuza e bashkëpunimit në krim. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com