25 vjeçari Marjan Kodheli ka dalë para gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë pasi vrau me thikë babain e tij, Pjetër Kodheli. Ai ka dëshmuar se një javë më parë i kishte vdekur gjyshja dhe se i ati i kishte kërkuar që të angazhohet në pritjen e njerëzve dhe të ketë kujdes me pagesat.

Marjani ka deklaruar se "unë këtu jam" duke mos u dhënë shumë rëndësi fjalëve të të atit. Në një moment, ka deklaruar se i ati është afruar dhe e ka kapur prej fyti.  "Unë i kam bërë ditët e mia", mësohet t'i ketë thënë i ati, sipas deklaratës së 25-vjeçarit. 

"Jam ndjerë i bllokuar, nuk merrja dot frymë", ka thënë ai.

Më pas ka kapur thikën që ka pasur më afër dhe e ka qëlluar. 25-vjeçari, sipas Prokurorisë, ka dëshmuar se në atë moment ka ndërhyrë e ëma e tij dhe më pas është larguar nga banesa me vrap. Është kthyer sërish pasi ka harruar telefonin dhe ka parë që thika ishte hequr, dhe e ka goditur me një shifër hekuri. 

Marjani ka thënë se nuk ishte ai sulmuesi. 

"Më vjen shumë keq që jam këtu. Mund ta përsërisim seancën. Në një moment tjetër që të jem më i qetë. Kërkoj që të më analizoni sa më saktë duke marrë parasysh situatën time. Nuk jam agresiv. S'kam pasur probleme të rënda. Jam marrë me ndërtim. 6 vite jashtë. Nuk kam pasur kurrë probleme as me shtetin dhe ligjin. Ndodhi një incident te shtëpia. Mund të isha unë, ose kushdo. Nuk jam aq negativ", ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Vrau babain me thikë, lihet në burg 25-vjeçari! Shfaqet i qeshur në gjykatë, avokatja kërkon t'i bëhet një vlerësim për shëndetin mendor