Vrau babanë/ Djali vrasës jep tjetër version të ngjarjes: U sigurova deri sa vdiq, më keqtrajtonte rregullisht

TIRANË- Arjan Shahajt, djali i cili vrau babanë e tij me sëpatë dy ditë më parë ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, të ndryshme nga ajo e para, përballë hetuesve te Krimet e Rënda në Tiranë. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruar dëshminë e 35-vjeçarit, i cili ka deklaruar se e ka vrarë pasi prej vitesh e ka keqtrajtuar prej vitesh. Ngjarja, mësohet të ketë thënë Shahaj, ka ndodhur pasi Iljaz Shahaj, babai i tij, i ka kërkuar që të presë dru, po ky refuzuar për shkak se e ishte alergjik. Kjo gjë ka acaruar babanë dhe e ka goditur me shuplakë dy herë. Më pas, refefuar gjithmonë dëshmisë së tij, ai ka shkuar ka marrë sëpatën dhe i ka rënë, madje thekson nuk është larguar nga vendi i ngjarjes deri sa është siguruar që e ka vrarë.

Megjithatë, një ditë më parë, Shahaj tha se shkak i grindjes së tyre ka qenë një vajzë B.C. për të cilin ai e ngacmonte, e ndërsa babai i kërkonte që të mos vazhdonte më sepse i janë ankuar të afërmit e saj.

Policia njoftoi se Arjan Shahaj ka probleme mendore, që të cilin e ka pohuar edhe ai, por burime për Report Tv bëjnë me dije se ai nuk ka kartelë mjekësore.

1567421369_arjanshahaj1.jpg

Arjan Shahaj

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja