Vrau bashkëkombasin në Greqi
para 16 vitesh, arrestohet në Vlorë

Vrau bashkëkombasin në Greqi<br />para 16 vitesh, arrestohet në Vlorë
Zbardhet pas 16-vitesh vrasja e një shqiptari në Athinë, Greqi, ndërsa është arrestuar në Vlorë autori i këtij krimi.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur arrestimin e Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me Vendim Penal Nr. 339, datë 23.09.2017, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasje me dashje’’, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ngjarje e ndodhur më datë 27.11.2001, në vendin e quajtur ''Kalithea'' ,Athinë, Greqi , ku shtetasi Juljan Dautaj ka vrarë me mjete të ftohta prerëse (thikë) shtetasin K.P..

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare