Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje

Vrau 'Benzemanë' e Irakut, gazetari: Shqiptari i shpëton dënimit me vdekje

Mustafa Aljiburi

19-vjeçari Xhuliano Prenga, i cili ekzekutoi mafiozin më të madh të Irakut, Mustafa Aljiburi i njohur me nofkën “Benzema”, ndodhet nën masa të rrepta sigurie në një burg në Irak.

Në një lidhje më Skype për emisionin “Jetë shqiptare” gazetari në Suedi Ervin Dushi shprehet se shteti suedez po ndërhyn maksimalisht që të riut t’i shpëtohet jeta pasi siç thotë ai Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë ndërsa shton se shuma nuk është bërë ende e ditur.

 “Ndodhet në masat te rrepat sigurie, ndërhyrja e shtetit suedez është maksimale dhe kanë arrit një lloj marrëveshje paraprake. Vetë Iraku ka një ligj ku mund të paguhet për të blerë jetën jo lirinë, por jetën e tij. Shuma nuk është bërë e dituar ende. Po mundohen t’i shpëtojnë jetën, por normalisht pjesën tjetër të jetës do ta kalojë në burg", tha Dushi ndërsa sjell historinë e shpërnguljes së familje së të riut nga Shqipëria drejt Suedisë të cilët nëpërmjet azilit fituan të drejtën e qëndrimit.  

Gazetari tregon se 19- vjeçari nuk mbahej si karakter nuk njihet problematik, por gjasat janë se gjendja ekonomike shtynë të riun të bëhet pjesë e grupeve kriminale, që mesa duket në Suedi po fillojnë të lulëzojnë kohët e fundit.

“Xhualiano Prenga pas liberalizimit të vizave ka udhëtuar drejt Suedisë, pasi ka pas një  çështje gjakmarrjeje dhe kanë kërkuar azil të cilëve i është pranuar. Kanë qenë banorë në veri të Shqipërisë, flasim rreth viteve 2011 qe kanë marrë lejen e qëndrimit, ndërsa sot janë shtetas.

Si karakter nuk njihet problematik në përmasa të mëdha, por është e vërtetë që ka qenë pjesë e grupeve të ndryshme në Suedi.

Suedia nuk është më i vendi i qetë, por është kthyer në një vend që kriminalitet po lulëzon dhe për fat të keq janë rinia ata që bëhen pjesë e grupimeve. Xhuliano ra viktimë sepse theksoj që grupet janë të forta.

Ai u bë pjesë e rekrutimeve në kushte të mungesës ekonomike. Karakteristika e tij ka qenë qetësia dhe ndoshta kjo ka qenë dhe arma e fortë që grupet e kanë pikasur. Nuk ka qenë vetëm, e kanë pritur të tjerë. Ndalimi është bëra nga një polic trafiku që ndodhej aty" tha gazetari./Rtsh

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjaku: 08/05/2024 19:30

    U hakmar per bab tvet, ju lumt dora trimit.

    Përgjigju
  • Iris: 06/05/2024 04:33

    Gjithe bota me boten,shqipot me drogen! S.d.q edhe pse eshte akuzuar per vrasje me prapavije krimin e organizuar,edhe pse ka fituar azil ne Suedi,prape shqiptar mbetet.Me ben pershtypje angazhimi suedez per t'a shpetuar,por asnje pipetime nga pala shqiptare qe sillet si qyqja me zogjte e saj qe ua le ne fole zogjve te tjere te kujdesen per ta !!

    Përgjigju
  • Bim: 05/05/2024 22:18

    Edhe ne Suedi te shkretet paskan probleme ekonomike, gjithe te papune, shteti nuk te ndihmon, rryshfet per gjithçka dhe te shkretet djem te mire e te rritur me edukate bien pre e ketyre kriminelve emigranta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Populli im nuk është as homofob, as racist!

Populli im nuk është as homofob, as racist!