Edlira e Alba, çifti i së njëjtës gjini kurorëzojnë dashurinë! Kërkojnë të martohen në gjendje civile! Ceremoni në tarracën e bashkisë

Të premten, 2 partneret Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj dorëzuan në gjendje civile kërkesën për t’u celebruar në martesë, pas 14 vitesh të dashuruara.

Për hapin që kanë hedhur i referohen nenit 53 të Kushtetutës se “kushdo ka të drejtë të martohet”, edhe pse Kodi i Familjes në Shqipëri nuk e njeh martesës brenda së njëjtës gjini, por vetëm mes çifteve heteroseksualë.

Simbolikën e parë drejt betejës së tyre ligjore do ta konkretizojnë sot duke u veshur të dyja nuse.

“Dasma jonë do bëhet në tarracën e bashkisë sepse është publike dhe mund të përdoret nga të gjitha taksapagues të rregullt, siç jemi dhe unë dhe Eda. Nuk ka asnjë detyrim ligjor për këtë vend. Dasma në vetvete është mesazh se jemi çifte si gjithë të tjerët. Mund të hasim vështirësi, kush nuk has vështirësi fundja? Dashuria është dashuri dhe nuk ka pse të mohohet nga askush”, thotë Alba.

“Emocionet janë shumë të mëdhaja. Provuam të dyja fustanet. Zgjodhëm fustanin e parë. Ishte dashuri me shikim të parë. Jemi të emocionuara, ngarkuara, siç ndjehet çdo çift.”, u shpreh Eda.

Në tarracën e bashkisë ku shpesh janë kurorëzuar në ceremoni simbolike çifte nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në festën e tyre, Edlira dhe Alba thonë se nuk do të ketë përfaqësues nga bashkia, por kanë marrë dy pastorë nga Anglia.

“Nga Anglia sepse në Shqipëri nuk kemi gjetur askënd që të jetë i hapur për të transmetuar fjalën e zotit ashtu siç është. Jemi të detyruara ta gjejmë mirëkuptimin jashtë Shqipërisë”, tha Alba.

Të pranishmet më të veçanta në dasmën e tyre, e para e këtij lloji në vendin tonë, do të jenë patjetër vajzat e tyre 3-vjeçare, binjaket që erdhën në jetë me metodën invitro.

“Na u desh të regjistronim vajzat vetëm në emër të Edës për shkak të procedurave”, tregoi Alba.

Me 25 maj në Tiranë do të ketë edhe një paradë, e cila është bërë e përvitshme me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve se çdo individ ka të drejtë të meritojë të jetojë i lirë dhe pa frikë

“Është momenti që politikanët të flasin hapur dhe t’i shohin të drejtat e komunitetit LGPT me përparësi”, tha Alba.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 20/05/2024 10:09

    Ne shqiperi s'paska prift ta percoje fjalen e Zotit dhe ky onglezi ditkerka... Zotin lere menjane, pasi mire qe vepruat kunder vullnetit te tij, po na dilni na jepni edhe mend. Zoti ju ka thene se kush dhe me ke duhet te martohemi...

    Përgjigju
  • Erik: 19/05/2024 19:44

    Urime, jetën e lumtur! Midis dy vetave që dhurojnë dashuri, qofshin të të njëtit seks, dhe pseudo moralistëve që në emër të familjes apo fesë vjellin vrerin e urrejtjes, unë zgjedh dashurinë. Love is love.

    Përgjigju
  • Drini: 19/05/2024 14:27

    E para eshte qe ne shqiptaret duhet ti pranojne dhe te mos shkelin te drejtat e tyre.Cme duhet mua me jeten e tyre personale. Problemi eshte se keto komunitete kane grupe avokatie dhe kerkojne shume me teper se moshkelja e te drejtave. Ata thone nuk eshte mjafte vetem pranimi nga shoqeria. Ata duan qe ne te behemi shteteror ose privat duan qe te perfitojne sa me shume.Ata kerkojne te perfaqesohen ne cdo institucion vetem se jane LGBT+ jo se kane merita per nje pozicion te caktuar pune apo apo sherbimi. Nese nje bank psh do punesoje 5 vete nje duhet te jete gay,edhe po nuk qe i afte per punen qe duhet te beje.Pra merita apo aftesia per ta bere mire nje pune nuk ka vlere me ne shume shtete ne perendim.Me kete une dhe shume te tjere nuk jane dakord, por kush te pyet.Ne perendim ata kane krijuar grupe te fuqishme dhe jane 24 ore ne lajme po te thuash kete qe une shkruaj ketu te heqin nga puna menjeher per homofobi.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjikë: 18/05/2024 22:24

    Ju e keni një synim, të merrni ndonjë fëmijë dhe të abuzoni, sepse jeni njerëz pa moral. Pa moral dhe pa shoqëri si ju, nuk e keni të gjatë lidhjen.

    Përgjigju
  • lleshi: 18/05/2024 18:01

    FAMILJA DUHET TI VRASE KETO SHEMTIRA,,.ne diten e dasmes,,N.Q.S.ESHTE FAMILJE SHQIPTARE.....

    Përgjigju
  • Keta: 18/05/2024 16:52

    Jo femije, me jeten e tyre kan te drejte cfare te duan dhe ta shijojne po sjam hic dakort te birsojne, as martese ne gjendje civile sjam dakort sepse nuk mund te martohesh me te njejten gjini,ktheni saliun ne pushtet megjithese nuk dua dreqin por do jete me mire se rama qe e do ta bastardoj shoqerine shqiptare

    Përgjigju
    • Amelia: 19/05/2024 13:08

      kush po te pyet ty , i aprovoni apo jo cifte te tilla ka pas dhe do kete dhe , cdokush eshte i lire te bej s.. me ke te doj

  • Gazetarua: 18/05/2024 16:46

    Thone: “pastorë nga Anglia sepse në Shqipëri nuk kemi gjetur askënd që të jetë i hapur për të transmetuar fjalën e zotit ashtu siç është. “ Se pari, ata skane se si te jene pastore (te krishtere) Se dyti, Fjala e Zotit ne Bibel denon homoseksualitetin si mekat qe çon ne ferr: “ “A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.” ‭‭1 e Korintasve‬ ‭6‬:‭9‬-‭10‬ ‭Bibla

    Përgjigju
    • Flora: 19/05/2024 17:20

      Bravo

    • Po mër po: 19/05/2024 09:11

      Ik mër vizitohu

  • Bim: 18/05/2024 14:17

    E drejta e tyre te jetojn si te gjithe e ta dashurohen si te gjthe por per femij nuk jam dakort.

    Përgjigju
  • Alba: 18/05/2024 11:40

    Po bëni gjënë më të mirë. Nuk ka më mirë se të duash e të të duan në këtë jetë.

    Përgjigju
  • Shkodrani: 18/05/2024 09:18

    Gjithë ky lajm! Ju shkoftë mbarë lidhja juaj në çift. Legalizimi i lidhjeve të tilla nuk ka problem. Problemi qëndron tek fëmijët.

    Përgjigju
  • Dakord: 18/05/2024 09:14

    Jetë të lumtur goca!

    Përgjigju
  • Beni: 18/05/2024 09:11

    Sa cifte martohen e ndahen perdite,ju duhet ti kushtoni nje shkrim ketyre

    Përgjigju
  • Fshati: 18/05/2024 07:35

    Shume çudi qe ndodhin keto gjëra, politikanet tanë jane të gjithë nga familje të nderuara.

    Përgjigju
  • roni: 18/05/2024 01:56

    ju vrafte zoti ne gjume...nje damlla te dyjave...keto shteti ti vrase si i vriste hitleri...

    Përgjigju
    • Besi: 18/05/2024 08:41

      Fjalet e tua ne vesh te perendise vlla. Po gjynah ata femijet do i marrin me qafe.

  • Pastori: 17/05/2024 23:47

    Se besoj qe ka kercenime se Bota sot esht rreth gjithesicilit e kujt po i intereso kujt a u martut a jo, kshuqe mos u viktimizoni kot por jepini drejtim e me Fat ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj