Vrau biznesmenin në Vlorë pas konfiktit për një kalë, lihet në burg Eduart Xhezo

VLORË- Është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës Eduart Xhezo, i cili vrau në zonën e plazhit në Vlorë biznesmenin Arben Beqirajn pas konfliktit për një kalë.

Xhezo u vu në pranga nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me forcat operacionale të Tiranës, të cilët prej disa kohësh e mbanin nën mbikëqyrje.

Prej muajit gusht, ai fshihej në zonën e plazhit në Durrës, ndërsa përdorte edhe dy identitetet të tjera, si Ermal Xhezo apo edhe Ermal Dema.

Në momentin që uniformat blu u vunë në ndjekje të tij për ta prangosur, Xhezo ishte nën efektin e drogës, e ndërsa teksa tentoi t'u largohej me makinën ku udhëtonte, por u neutralizua në kohë nga policia.

Pas kontrollit në mjet, policia gjeti edhe dy karta identiteti me dy emra të ndryshëm, që fillimisht u dyshua se njëra prej tyre ishte e falsifikuar, por që më pas rezultoi të ishin të një shokut të tij.

Eduart Xhelo akuzohet për vrasjen e Arben Beqirajt e ndodhur më 4 gusht të këtij viti në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë, pas sherrit se kali në pronësi të Xhezos kishte kaluar para lokalit të viktimës, Beqirajt.

Eduart Xhezo nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare. Më herët, ai është dënuar me 9.4 vite burg për një tentativë vrasje të dyfishtë, e ndërsa në 25 janar të këtij viti ai u prangos së bashku me një tjetër person si të dyshuar për tentativë të trafikut të drogës, të një sasie prej rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.

Arrestimi i tij u bë vetëm dy ditë pas operacionit të zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe policia shqiptare në një zonë bregdetare mes Fierit e Vlorës, ndërsa mbetet e paqartë se si Xhezo është liruar nga qelia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)