TROPOJE- Pas kryerjes së krimit 31 vjeçaria është larguar nga vendi i ngjarjes duke shkuar në polici, ku fillimisht ka denoncuar krimin si një grabitje me pasojë vdekjen e dy personave dhe më pas ka ndryshuar thëniet e saj para oficerëve të polcisë duke treguar se autore e vrasjes së dyfishtë ishte vetë ajo. Pas kësaj dëshmie 31 vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe është izoluar në dhomat e paraburgimit në Tropojë.

Krimi është shënuar në orën 02:45 të së enjtes. Rreth kësaj ore në banesë është kthyer nga puna viktima Eduart Dollapi, i cili sipas burimeve policore punonte me një furgon linjën Tropojë-Kukës-Kosovë.

Kur 34 vjeçari është kthyer në banesën e tij ka gjetur bashëshkorten së bashku me shtetasin Kaçanik Gjuriqi, me të cilin kishte lidhje intime. Sapo ai ka konstatuar praninë e një mashkulli tjetër brenda në shtëpinë e tij, ka rrëmbyer një thikë duke tentuar të vrasë bashkëshorten, Manjola Dollapaj. Mirëpo ai është ndaluar nga dashnori i saj Kaçanik Gjuriqi, me të cilin janë zënë me grushta dhe kanë nisur të shahen rëndë njëri me tjetrin. Sipas burime pranë policisë së Tropojës në këtë kohë 31 vjeçaria ka shkuar në një nga ambjentet e shtëpisë, ku nga ka marrë një automatik me të cilin ka qëlluar disa herë në drejtim të bashkëshortit dhe dashnorit të saj. Nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjes, policia bëri me dije se fillimisht 31 vjeçaria ka qëlluar me disa plumba burrin e saj, dhe pasi e ka parë të mbytur në gjak atë, ka qëlluar dhe në drejtim të dashnorit, duke i lënë që të dy të vdekur në vend. Brenda tre ditësh 31 vjecacria të dalë para gjykatës së Tropojës për të njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”.
)sg/shqiptarja.com)