Avokati i 73-vjeçarit, Shpëtim Meci ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën, por gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lë në burg pa afat. Apostol Kosta akuzohet për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë tre ditë më parë tronditi qytetin e Gjirokastrës. Apostol Kosta vrau kushëririn e parë dhe gruan e tij pas sherrit për restaurimin e një barake, e cila do kthehej në kuzhinë.
Sipas asaj që deklaronte autori i krimit në gjykatën e Gjirokastrës, kjo barakë ishte e mbështetur në murin e shtëpisë së tij dhe për më tepër kishte zënë dhe një sipërfaqe toke prej 1 metër, nga trualli i tij.
Gruaja e agresorit Apostol Kosta, i cili qëlloi për vdekje çiftin Aleko dhe Afërdita Kosta, ka folur për herë të parë për ngjarjen e ndodhur dhe rrethanat që sollën atë. Në një prononcim ekskluziv mbrëmë për Report TV, 69 vjeçarja Fotini Kosta rrëfen momentet e vrasjes dhe kërkon dënim maksimal për burrin. 
Apostol Kosta ne spitalin e burgut ne Tirane
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










