16-vjeçari Ledjan Cani, i cili pak ditë më parë në Bathore vrau me çifte dajën e shokut të tij, Aleksandër Barlikën ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të Policisë.
 
“Unë po shikoja njërin nga dajat e Klaudios i cili nxori një pistoletë dhe për këtë arsye mora armën dhe e qëllova. Nëse unë nuk e qëlloj atë, atëherë ai do të kishte qëlluar mbi mua, mbi vëllait dhe babin tim. E bëra për vetëmbrojtje, nuk doja ta vrisja”, mendohet të jetë shprehur Ledjan Cani para punonjësve të Policisë.
 
Sipas Policisë së Tiranës konflikti mes dy familjeve ka ardhur për shkak se Ledjan Cani është konfliktuar me grushta me Klaudio.P.
 
Në këtë moment dajat e Klaudios, Aleksandër Barlika dhe Altin Barlika janë përfshirë në këtë zënkë. Nga ana tjetër Rasim Cani dhe Dritan Cani, babai dhe vëllai i Ledjan Canit, kanë filluar të zihen me vëllezërit Barlika.
 
Në këtë moment Aleksandër Barlika ka nxjerrë një pistoletë, për të qëlluar ndaj familjes Cani dhe pikërisht 16-vjeçari Ledjan Cani ka marrë një çifte dhe ka qëlluar ndaj dy vëllezërve, ku mbeti i vrarë Aleksandëri, ndërsa Altin Barlika u plagos lehtë.
 
Përveç Ledjan Canit, Policia ka arrestuar edhe Rasim dhe Dritan Cani, si dhe Altin Barlikën.

Mesditën e kësaj të hëne, Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për 16-vjeçarin autor të vrasjes, Ledian Cani. 

barlika
Viktima Aleksandër Barlika​

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com