Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën

Vrau dhe groposi Kejsi Hysën në 2018, Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën

Agron Tufa dhe viktima Kejsi Hysa

TIRANE-  Gjykata e Apelit lë në fuqi vendimin për dënimin me 30 vite burg për Agron Tufën duke e shpallur fajtor për vrasjen dhe groposjen e Kejsi Hysës, në 2018 në Nikël të Krujës.

Agron Tufa u arrestua në Itali në janar 2024 dhe u ekstradua në shtator të 2024.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë, nga i pandehuri  i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me një tjetër trup gjykues.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 25.02.2025 Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar Fatri Islamaj dhe anëtare znj. Edlira Petri dhe znj. Marsela Pepi, vendosi: "Lënien në fuqi të vendimit nr. 99, datë 17.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë"

Vrasja e Hysës ndodhi më 5 korrik 2018 brenda një parcele të mbjellë me hashash,në Nikël të Krujës, ndërsa trupi i pajetë i të riut u gjet disa ditë më vonë. Atëherë policia arrestoi Hysni Ramën ndërsa nuk Agron Tufa arriti të largohej. 

Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën vranë me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i dogjën trupin e tij. Disa ditë më pas trupi i 34 vjeçarit u gjet i groposur në një parcelë buzë lumit në Nikël.

Në vitin 2021, Gjykata e Krujës e kishte dënuar Tufën me 30 vjet burgim, për vrasje me dashje të kryer në bashkëpunim dhe për armëmbajtje pa leje. Ndërsa sot 25 shkurt Gjykata e Apelit e Juridksionit të Përgjithshëm la në fuqi dënimin 30 vite burg.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve

‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve