Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, Gjykata e Shkodrës lë në burg Daniel Pepajn
Daniel Pepaj dhe dy viktimat
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Daniel Pepajn, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn, pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis.
Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e dhunuan fizikisht. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.
Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatua se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është qëlluar me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.
Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.
Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3827
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Magjia e Krishtlindjeve në Shkodër, qytetarët shijojnë koncertin festiv para Bashkisë
25 Dhjetor, 12:10
-
‘Dhuratë zemre për Krishtlindje!' Gjimnazistët e Yzberishtit festojnë me fëmijët jetimë në Shkodër
25 Dhjetor, 11:06
-
Fushë-Arrëzi dhe Vau i Dejës kremtojnë Krishtlindjet me mesazhe shprese dhe paqe
25 Dhjetor, 11:00
-
Shkodër/ U plagos me armë zjarri, vihet në pranga 24-vjeçari pasi dha kallëzim të rremë! Autori ende në kërkim
25 Dhjetor, 10:58
-
Krishtlindja kremtohet edhe në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes
25 Dhjetor, 10:43
-
Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut
25 Dhjetor, 07:51
-
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri 24-vjeçari, dërgohet në spital me plagë në këmbë! Policia nis hetimet, shpall në kërkim 22-vjeçarin e dyshuar (EMRI)
23 Dhjetor, 22:02
-
Pamje magjike nga Hajmeli, 250 besimtarë krijojnë skenën e lindjes së Jezu Krishtit! Shfaqja ‘Betlehemi i gjallë’ merr vëmendjen e qindra vizitorëve
23 Dhjetor, 16:04
-
Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin
23 Dhjetor, 11:10
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Shkodër, i vjedhin në rrugë çantën me 170 000 lekë dhe paketa me cigare, arrestohen hajdutët
20 Dhjetor, 11:13
-
Do zhvillojë turizmin në Shkodër, drejt përfundimit rruga e re Shëngjin-Velipojë (VIDEO)
20 Dhjetor, 08:23