Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, Gjykata e Shkodrës lë në burg Daniel Pepajn

Vrau dy kushërinjtë pas konfliktit për parcelat e kanabisit në Malësi të Madhe, Gjykata e Shkodrës lë në burg Daniel Pepajn

Daniel Pepaj dhe dy viktimat

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Daniel Pepajn, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 3 tetor të vitit 2020 kur Daniel Pepaj qëlloi me armë zjarri dy kushërinjtë Vilson Çetajn dhe Klement Pepajn, pas një mosmarrëveshje për parcelat me kanabis. 

Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e dhunuan fizikisht. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur. Në datën 3 tetor, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën.

Prej atij momenti ata u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin. Pas gjetjes së dy trupave të pajetë, u konstatua se të dy viktimat janë qëlluar me nga një plumb pas shpine. Vilsoni është qëlluar me një plumb në kokë ndërsa Klementi, është qëlluar me një predhë në shpinë.

Pas kontrollit të territorit, jo shumë larg trupave të dy viktimave janë gjetur 2 parcela, ku njëra ishte vetëm me gropa të hapura por të pambjella, ndërsa në tjerën kishte 29 bimë narkotike të mbjella, të rritura deri në 1.5 metër dhe pjesa tjetër me gropa pa bimë.

Gjithashtu në të njëjtën zonë kishte 2 ambiente pushimi kasolle dhe vende për tharje të improvizuara të bimëve me dru, por që ishin djegur plotësisht. Në raport thuhet se pasi është përfunduar dokumentimi i kësaj vendgjarje, është asgjësuar bima narkotike me anën e djegies.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena