Vrau dy motrat në Tiranë/ Prokuroria jep pretencën: Burg përjetë për Përparim Ademin

Vrau dy motrat në Tiranë/ Prokuroria jep pretencën: Burg përjetë për Përparim Ademin

Përparim Ademi dhe 2 viktimat

Burg përjetë për Përparim Ademin, vrasësin e 2 motrave në Tiranë. Kjo është pretenca e dhënë sot nga Prokuroria e Tiranës në përfundim të procesit pas ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë kryeqytetin. Ademi akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ademi vrau ish të dashurën dhe motrën e saj Zhaneta Metani e Kristina Bardhi, me 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, në zonën e Astirit në banesën e motrave Metani e Bardhi. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta e tradhtonte. Ai është rikthyer pas pak ditësh në banesën e tyre dhe i ka vrarë me breshëri kallashnikovi. 

Aktualisht, Ademi ndodhet në burg për 3 vepra penale, atë të vrasjes së dyfishtë, armëmbajtje pa leje dhe trafik të fëmijëve. Pas dëshmisë së vëllait të Kristinës dhe Zhanetës, Bashkim Metani,  Prokuroria e Tiranës ka shtuar dhe një akuzë të re ndaj Ademit, atë të trafikut të fëmijëve. Kjo sepse Metani ka deklaruar se Ademi ka shitur 10 fëmijët që ka pasur me motrat në Selanik.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës