Vrau dy vëllezër në Laç në 1997
ekstradohet nga Londra 46 vjeçari

Vrau dy vëllezër në Laç në 1997<br />ekstradohet nga Londra 46 vjeçari<br>
Ekstradohet nga Londra shtetasi Martin Kaza, 46 vjeç i lindur në qytetin e Lezhës. Ai akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve me inicialet D.GJ dhe A.J në vitin 1997, vrasje e kryer për hakmarrje sepse dyshohej që ishin autorët e vrasjes së vëllait të Kazës në vitin 1995 në Mirditë.

Shtetasi shqiptar u ekstradua nga Londra nën akuzën për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Raporti i Policisë:

Interpol Tirana ekstradon nga Londra 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 22 vite burg për veprat penale ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal 

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Angli, i shtetasit shqiptar Martin Kaza, 46 vjeç lindur në Lezhë. Shtetasi Martin KAZA ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Kurbin, e ka dënuar me 22 vite burg, për veprat penale ” ”Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim" si dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar në nenet 78, 278/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në vitin 1997, shtetasi Martin Kaza ka vrarë për hakmarrje në qytetin e Laçit , vëllezërit D.GJ dhe A.GJ, të cilët kanë qenë autorët e dyshuar të vrasjes se vëllait të tij në vitin 1995 në Mirditë.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit