I dyshuar për vrasjen e vëllezërve Hasho 23 vite më parë, prokurori shkel afatet, 3 ditë pa pyetur Gerti Selimajn! Gjykata e nxjerr nga qelia, vendos ‘arrest në shtëpi’! Reagojnë familjarët

VLORË- Dy javë pasi Gerti Selimaj u ekstradua nga Italia në Shqipëri, si përson i shpallur në kërkim për vrasjen e dy vellezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, gjykata e Vlorës e nxori nga qelia dhe e vendosi në arrest shtëpie.

Ky vendim u cilësua skandaloz për familjarët e viktimave, të cilët janë të bindur se Selimaj është vrasësi i vëllezërve Hasho 23 vite më parë. Ata kanë apeluar vendimin e gjykatës së shkallës së parë, dhe në të njejtën kohë u kanë nisur letra institucioneve të drejtësisë

 ‘Si mund të lihet i lirë një vrasës që ka kryer vrasje të dyfishtë. Kemi 20 vjet që po presim këtë drejtësi dhe gjykata e lë në arrest shtëpia. Duhet ta kthej shteti në burg.’- tha djali i Elmaz Hashos, Xhuliano.

'Unë jam gruaja e Beqir Hashos. Besoja tek drejtësia dhe drejtësisë shqiptare i kërkova që të zbardhet çështja. Mos na vrisni për herë të dytë’.- tha gruaja e Beqir Hashos, Mimoza Hasho.

Por pse gjyqtarja Vjola Canaj, së cilës i ra shorti për rivlerësimin e masës së sigurisë për 47 vjecarin Greti Selimaj, vendosi të ndryshojë masën nga arrest më burg në arrest shtëpie

Në vendimin e datës 28 mars 2022 të Gjykata e Shkallës së Parë shprehet se i arrestuari nuk është marrë në pyetje për tre ditë më radhë, ku sipas ligjit prokurori Flora Çela ka shkelur afatet ligjore dhe për këtë arsye i akuzuari duhet të lihet menjëherë i lirë.

Më ketë argument, gjyqtarja Vjola Canaj në fund të përmbledhjes vendosi duke u mbështetur në nenet 228, 229 dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale, shuarjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg, caktimin e një masë të re sigurie “arrest në shtëpi, dhe ka ngarkuar organet kompetente për mbikqyrjen. Gjykata i ka lënë mundësi prokurorisë të vazhdojë procedurat me të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezerve Hasho. 

47-vjeçari Gerti Selimaj u ekstradua më 12 Mars të këtij viti nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho në vitin 1998. 

Selimaj u arrestua më 12 mars në Itali, ku u kap në një apartament në zonën e Martina Franca për llogari të drejtësisë shqiptare, 23 vite pas vrasjes së dy vëllezërve në Vlorë, Beqir dhe Elmaz Hashon. 23 vite pas ngjarjes autoritet shqiptare zbardhën vrasjen e dy vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho, ndërsa Selimaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë caktoi masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Si ndodhi ngjarja? Një i afërm i Gerti Selimajt atëherë mbeti i plagosur në vitin 1998 në Vlorë. Dy vëllezërit Hasho, Beqir dhe Elmaz Hasho, e dërguan në spital, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten edhe sot enigmatike. I afërmi i të plagosurit, Gerti Selimaj iu kërkoi llogari vëllezërve mbi një armë që ishte zhdukur nga vendngjarja. Mes tyre ndodhi edhe një përplasje në spital, konflikt i cili pak ditë më vonë, agravoi me vrasjen e 2 vëllezërve.

Pjesë nga vendimi
 

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/04/2022 00:02

    Fajin e kane ligjet dhe nenet e K.P si i kane katranosur.Mire do te ishte qe kur behet fjale per krime te renda,si p.sh.vrasjet,burgimi te jete pa afat,sidomos kur ne mes kemi te bejme dhe me arratisje.Pervec kesaj,ne rastin e mesiperm kemi te bejme dhe me nje kontradikte te paqarte:Nga nje ane thuhet qe autoritetet shqiptare zbardhen ngjarjen e si rrjedhim u kerkuar urdher arresti nderkombetar dhe ekstradimi,pra e dine qe ky eshte vrasesi,nga ana tjeter,pas arrestimit dhe ekstradimit i kerkohet prokurorit te beje hetime per nje ngjarje qe supozohet se eshte zbardhur tashme nga autoritetet shqiptare!Shume e cuditshme!

    Përgjigju
    • Alb: 06/04/2022 11:49

      Të kesh kryer krimin para 25 vitesh dhe të thuash që është i dyshuar këtu diçka ka. Sepse nuk po shikoj sa vite është i dënuar ky. Nëse gjykata e ka dënuar, është gabim që është arrest shtëpie. Por nëse është i dyshuar dhe është ekstraduar për tu hetuar, atëherë nuk po shikoj asnjë gabim. Sepse nuk mund të burgosësh dikë që gjykata nuk është shprehur akoma. Këtu është faji i policisë që për tu dukur që punojnë, i bëjnë punët lesh dhe marrin në qafë njerëz të pafajshëm. Nëse ky nuk ka dënim, sepse nuk e pashë sa vite burg është dënuar, do të thotë që është i pafajshëm deri sa të shprehet gjykata. Ajo zonja aty thotë që më në fund policia filloi të lëvizë mbas kaq vitesh. Ky i bie që paska qenë Toto Riina dhe paska korruptuar policinë për 25 vite... Nuk do marrë gjërat kaq lehtë.

  • Enriko: 05/04/2022 10:50

    Armand Xhelili gazetari me i mire i Report Tv, profesionist i vertete. Me vjen mire qe me ka mesuar shume per gazetarie informative. Arsye me teper per te ndjekur Reportin.

    Përgjigju
  • lolita: 05/04/2022 09:55

    Familjaret te interesohen dhe siguruhen qe prokurori te ankoje vendimin ne gjykata te shkalleve me te larta...

    Përgjigju
    • Vlora: 05/04/2022 12:46

      Bravo Lolita, Ky eshte sugjerimi i duhur dhe jo vet-gjyqesia. Djemte e viktimave nuk duhet te behen vrases. Duhet te vazhdojne jeten e tyre dhe te jene sa me te lumtur. Vrasesi eshte ne duart e drejtesise dhe ata duhet te ndjekin drejtesine deri ne fund. Çfaredo qe te jete vendimi duhet ta respektojne dhe kurre mos te bejne krim. Eshte mekat i madh dhe do te shkaterrojne jeten e tyre! Krimineli do jap llogari o ne kete bote o ne boten tjeter!

    • Loni: 05/04/2022 11:50

      Nuk ka lidhje deri sa doli me arrest shtepije zoteria dmth dyshohet Jo e ka bere ( fjale tavoline Po Prova ska) edhe ka urdheruar organin e akuzes te mbledhe Prova edhe tja smells me te kunderta ajo e mban arrest shtepije! Nese zoterise I dalin private atehere arrestohet edhe cohet ne burg pasi te Jen caktuar! Jo se duam ne edhe kemi image personale ky ishte Jo ore Jo thjesht Prova konkrete ka qen ai apo kush! U be nje vrasja diku e dining te gjithe ai dilte livadhiste sepse skishte Prova beri 2 muaj burg doli! Pellciten familjaret opo ka qen my opinioni publik e dinte I gjithin Prova skishtekeshtu qe liria! Gjykata eshte nje institucion qe merr persiper provat shkencore deshmitare okulare edhe gjenetike ose organike pamjet filmike! Nese ska nga keto mos u merrni me biseda kafenesh edhe dalim pastaj ska drejtesi!

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet