Gjykata e Tiranës vendos të ulë me 90 ditë burg për të dënuarën Liljana Bora (Mulliri) e cila është dënuar nga gjykata e Korçës me 25 vjet burg për vrasjen e një fëmije, trupin e të cilit e hodhi më pas në pus. Ngjarja e rëndë e ndodhur në Vidëhovë të Devollit, solli dhe arrestimin e Liljana Boros, e cila tashmë vuan dënimin e saj në burgun “Ali Demi”.
Kërkesa për uljen e dënimit është bërë nga vetë administrata e burgut, e cila ka kërkuar uljen e dënimit me 90 ditë, për shkak të sjelljes së mirë që e dënuara ka kryer. Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata, duke bërë që tashmë Liljana Borës, ti mbeten për të shlyer edhe 12.4 vite burg për të shlyer.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA