Vrau fqinjin 82-vjeçar në Durrës, dëshmia e autorit në polici: Unë e bëra, i kërkova 200 mijë lekët që më kishte borxh, më tha drogaxhi 

Vrau fqinjin 82-vjeçar në Durrës, dëshmia e autorit në polici: Unë e bëra, i kërkova 200 mijë lekët që më kishte borxh, më tha drogaxhi 

1735646443_policidr.JPG

39-vjecari Fatjon Janina, autori që vrau 82 vjeçarin Paulin Gina në Durrës, ka pranuar se e ka kryer ai krimin.

Në dëshminë e bërë në polici, ai është shprehur se është zënë me viktimën për një borxh prej 200 mijë lekësh në banesën e 82 vjeçarit dhe më pas e ka qëlluar.

“Po unë e vrava Paulinin. Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje që po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë  banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që më ke se më duhen lekët për vitin e ri. U futëm të shtëpia e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në tokë. Më pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme të tij me çelës. Shkova në shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Durrës/ Vritet në banesë nga fqinji 82 vjeçari, u qëllua me thikë dhe çekiç! Arrestohet autori! Dëshmia e tij: S’më dha borxhin prej 200 mijë lekësh (Emri+VIDEO)


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Ushtarët rusë qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin

Ushtarët rusë qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin