MIRDITE-Gjykata e Lezhës ka vendosur masën arrest me burg  për Azem Ukaj, i cili dyshohet së ka vrarë Berilion Kaçorri, si edhe ka plagosur bashkëshorten e këtij të fundit, O. Kaçorri.
 
Ngjarja ka ndodhur në datën 1 gusht në fshatin Lufaj të  Mirditës.
 
Nga hetimet paraprake  dyshohet se autori e ka ndërmarrë këtë veprim pasi e akuzonte viktimën se i ngacmonte të shoqen.
 
Në debatet e mëparshme, viktima e këtij krimi, nuk e ka pranuar që i kishte ngacmuar bashkëshorten autorit.
 
 
 
 Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)