Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta Hoxha. Ai ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte.
Gazetari i Report TV Arsen Rusta raporton se Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë kishte dalë për të pirë kafe dhe në momentin kur është futur në banesë i dashuri i gruas ka dalë nga dritarja.
Hoxha është shfaqur në Gjykatë 'kokëulur' dhe me të njëjtat rroba që ka qenë ditën kur kreu krimin teska i ka thënë gjyqtarit se është penduar për vrasjen. Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua nja avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai ka qenë i vetëm pasi është braktisur edhe nga familjarët.
Skënder Hoxha para gjykatës dhe viktima Antoneta Hoxha
Hoxha rrezikon dënim të përjetshëm sipas ndryshimeve në kodin penal, por pritet që ai të nënshtrohet edhe ekspertizës për të verifikuar nëse vuan nga probleme mendore.
Ngjarja e rëndë ndodhi tre ditë më parë në fshatin Vagalat, 25 km larg nga Memaliaj, ku autori goditi gruan e tij Antoneta Hoxha me levën që shërbente për kazanin e rakisë, në dhomën e tyre të gjumit.
Nga gjith Europa lindore e jugore, krimet me te rënda ne lidhje me gjoja tradhëtinë bashkshortore qe si shoqeri primitive neandertale patriarkate ja vesh vetem femres, ndersa burrecat ”nuk tradhetojne” kurrë, Shqiperia i ka më te shemtuarit (krime). Kur degjon dhe shikon te tilla gjera, menjehere mendja te shkon tek mjekrat e vendeve me mjekra ku gruaja vritet me gurë! KY MENTALITET DUHET TE PERFUNDOJE, MJAFT MË, M J A F T !
PërgjigjuNqse eshte e vertete sa thote burreci, atehere te shikohet mosha e dashnorit te gruas. Nqse ka moshe te vogel, atehere dy here burgim te perjetshem burrecit te saj,.... nje here qe si 63 vjecar nuk e kenaqte me grun e tij, dhe per se dyti qe nuk e la grun qeflije 60 vjecare ta kenaqte djaloshi. Dmth komplet bajg!
Përgjigju