Vrau gruan dhe familjen e saj, 25-vjeçari u shtir si e shoqja për një vit që të mos i zbulohej krimi

Vrau gruan dhe familjen e saj, 25-vjeçari u shtir si e shoqja për një vit që të mos i zbulohej krimi

Gruaja e vrarë Jamie Ivancic dhe bashkëshorti Shelby Svensen

Policia e Florida-s beson se një i ri 25-vjeçar ka vrarë gruan e tij Jamie Ivancic, 21-vjeçe në dhjetor të vitit 2017 dhe është shtirur si ajo për një vit rresht. Më pas, sipas policisë së të njëjtit vend Shelby Svensen ka vrarë një pjesë të familjes së gruas së tij, prindërit dhe të vëllain.

Svensen është shtirur si bashkëshortja e tij Jamie për një vit rresht në mënyrë që të fshihte krimin. "The Washtington post" shkruan se 21 vjeçarja ka folur për herë të fundit në telefon në mënyrë të drejtpërdrejtë me të motrën e saj, Karma Stewart, në 25 janar 2018. Gjatë video telefonatës, Stewart rrëfen për zyrtarët se e motra i kishte thënë se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen.

Pas kësaj telefonate Karma nuk u lidh më kurrë me të motrën, dhe asnjë nga pjesëtarët e saj të familjes. Herë pas here, ajo dhe familja e saj merrnin ndonjë mesazh ose ndonjë foto të fëmijëve, nëpërmjet telefonit të Svensen. Kur familja e 21-vjeçares kërkonte të fliste me të bijën, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Pothuajse një vit pas telefonatës së fundit që viktima pati me të motrën, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj.

I dyshuar për këto vrasje ishte 25-vjeçari, Shelby Svensen. Më 3 Janar 2019 Svensen u arrestua nga policia nën akuzën e vrasjeve të mësipërme. Ai po ecte me makinën e gruas së tij, në momentin që u arrestua. Gjatë marrjes në pyetje 25-vjeçari rrëfeu se nuk kishte vrarë vetëm prindërit dhe vëllain e gruas por edhe vetë atë.

Më 8 Janar gjatë një konference për shtyp, policia e Florida-s bëri me dije se Shelby Svensen mbahet i arrestuar për vrasjen e gruas (trupi i të cilës u gjet vetëm tre ditë më parë, në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti) dhe të tre anëtarëve të familjes së saj. 25-vjeçari po mbahet në burg, por ende nuk ka zbuluar arsyet që e çuan drejt këtyre vrasjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve

Akuzat e Bardhit për Olsi Ramën, Kryeministri Rama: Kallëzim s’paska bërë thotë SPAK-u, iu është shitur si sapun për djathë italianëve