Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Fatjon Karameshtën, të dyshuar si ekzekutor i Suela Sulës në vitin 2016.

Për të njëjtën ngjarje është dënuar nga Shkalla e Parë, edhe bashkëshorti i Suelës, Sadetin Sula. 

Në seancën e sotme, prokuroria lexoi dëshmitë, provat materiale dhe shkencore, që sipas të cilave ekzekutori është Fajton Karmeshtna dhe qëllimi i krimit është përfitimi material, pasi ka marrë shuma monetare të caktuara nga bashkëshorti i viktimës.

Fatjon Karameshta dhe Sadetin Sula para gjykatës

38-vjeçarja, Suela Sula, nënë e tre fëmijëve, u gjet e pajetë në tualetin e mobilerisë, në prill të 2016.

Sipas dyshimeve të para, u mendua se Sadetin Sula ishte personi që kishte mbytur me duar bashkëshorten e tij por hetimet zbuluan se ekzekutori ishte Fatjon Karmeshta, punëtor në mobilierinë e çiftit.

Ngjarja e rëndë ndodhi  në 18 prill të 2016, në tualetin e biznesit familjar,në Bushat të Shkodrës.