Ekzekutoi gruan e tij shtatzënë në maternitetin e Kosovës, vret veten 31-vjeçari! Zbardhet letra e lamtumirës që la për prindërit: Ja pse e vrava

Ekzekutoi gruan e tij shtatzënë në maternitetin e Kosovës, vret veten 31-vjeçari! Zbardhet letra e lamtumirës që la për prindërit: Ja pse e vrava

Hamide Magashi dhe Sokol Halili

KOSOVË- Sapo policia e Kosovës ra në gjurmët e vrasësit Sokol Halili, në përpjekje për të negociuar me të, 31-vjeçari ka kryer vetëvrajse. Halili kërkohej nga policia e Kosovës si autor i vrasjes së gruas së tij shtatzënë në martenitetin e Prishtinës dy netë më parë.

Lajmin për vetërasjen e Sokol Halilit e ka konfirmuar përmes një njoftimi në Facebook ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla shkroi se sapo Halili është lokalizuar nga policia e Kosovës, në përpjekjen e parë për negociata, Sokol Halili është vetëvrarë.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka shkruar ai.

Ministri shkroi gjithashtu se Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast. Pas vetëvrasjes së Sokol Halitit, u bë publike për mediat edhe një letër e cila supozohet se është shkruar nga vetë ai drejtuar ndaj prindërve të tij. Mes të tjerash, në letër shkruhet se problemet kanë nisur kur gruaja e tij kishte mbetur shtatzënë.

Çfarë ka ndodhur në Kosovë:

Në orën 18:00, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë, 35-vjeçarja Hamide Magashi është qëlluar me tri plumba një në kokë dhe dy në gjoks, nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili. Kanë qenë konfliktet e vazhduara në çift, dhuna sistematike nga burri i saj, ato çka mund të kenë shtyrë, Sokol Halilin të kryente aktin barbar.

Edhe pse 35-vjeçarja kishte denoncuar në polici dhe autoritetet e Kosovës ishin në dijeni të gjendjes në të cilën ndodhej Hamide Magashi, ndaj Sokol Halilit është marrë vetëm një masë me vlerë 300 euro për armëmbajtje pa leje për 8 vite!

Sipas familjarëve të Hamide Magashit, çifti kishte rreth një vit që ishin së bashku, por bashkëjetesa e tyre ka qenë vazhdë e një kalvari të stërzgjatur kërcënimesh, dhune madje edhe izolimesh.

‘Pasha këtë fëmijë që kam me lind sonte', mësohet të ketë thënë 35-vjeçarja pak para se të vdiste tragjikisht së bashku me fëmijën e saj. Hamide Magashi ishte shtatzënë, në ditën e fundit të saj të shtatzënisë kur bashkëshorti i saj e vrau pa mëshirë në orën 18:00. Ngjarja makabër erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve në çift, ishte pikërisht një divorc i ardhshëm çka mendohet të ketë shtyrë, Sokol Halilin të kryejë aktin barbar.

Ngjarja e rëndë e ndodhur ka nxitur reagime të shumta nga qytetarët të cilët u ngritën në protestë me pankarta ku shkruhej se vrasja e grave nga burrat në Kosovë ishte urgjencë kombëtare. Disa prej protestuesve kanë hedhur molotov pranë ndërtesës së kryeministrisë dhe për pasojë janë arrestuar nga policia. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në facebook, ku ka deklaruar se duhet të dorëhiqej i gjithë zinxhiri i personave të papërgjeshëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar rastin e rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Vrasja e gruas shtatzënë nga ish bashkëshorti i saj në Kosovë, nis mbledhja e thirrur nga Osmani, i pranishëm edhe Kurti

Në Prishtinë ka nisur takimi i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri, Albin Kurti. Mbledhja vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë, ku Hamide Magashi e cila ishte shtatzënë, u vra me armë zjarri nga ish bashkëshorti, Sokol Halili pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe krerë të tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile. Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur protesta para qeverisë dhe QKUK-së në Kosovë, ku u kërkua që vrasja e grave në Kosovë të trajtohej si urgjencë kombëtare. Nga ana tjetër kryeministri, Kurti ka bërë thirrje për shkarkim të zinxhirit të personave përgjegjës.

Ora 19:32
FOTOT/ Vrau gruan shtatzënë dhe sot veten, publikohet një letër lamtumire që mendohet se Sokol Halili e ka lënë për prindërit e tij: Ja pse e bëra krimin

 

Disa orë pas vetëvrasjes së Sokol Halilit, personi që vrau gruan shtatzënë në maternitetin e Prishtinës në Kosovës, është publikuar një letër për të cilën po raportohet se ky i fundit ia ka lënë prindit të tij. Në këtë letër gjatë, pretendohet se tashmë i ndjeri, nuk pasur probleme me bashkëshorten e tij. Në letrën e siguruar nga T7, e cila thuhet se është e shkruar nga Halili dhe e lënë për prindërit e tij, ky ka thënë se problemet kanë nisur kur gruaja e tij ka mbetur shtatzënë.

Sipas letrës, Hamide Magashit i kishte kërkuar që të bënin një marrëveshje për fëmijën e tyre.

“Gruja jem ma kallzoj një plan pasi ka mbet shtatzëne, me patë thanë që me e bo një marrëveshje veç unë edhe ti, me patë thanë të paguaj sa t’shkon ni gjak ti dha 25 mijë euro, qit fmi qe e kam në bark me ma qu ti te shpija babës tem, dhe me rrit unë këtë fëmija me vakaf të babës tem dhe me zanë hise te shpija e babës tem. Dhe ketë punë mos me e ditë kërkush përveç unë edhe ti. …E kam pa që përnime e paska pas punën e thmis dhe pse më shtini në polici dhe pse me shtini në gjykata, unë gjat gjith kohës e kom lut mos ta lajnë fminë jetim. Jam kam qu dajt e vet per me afru punë, ja kom qu dhandrrin e vet për me afru punë, veq kan kujtu që let asht m`ja marr dikuj thmin”, është shkruar  në letër.

Në letër shkruhet gjithashtu se Halili ka treguar edhe momentin kur e qëlloi për vdekje, Hamide Magashin, 35 vjeçaren shtatzënë.

“…kur më tha aty për aty, për fmi, ashtu unë i kom kallxu se nuk muj ashtu me lanë fminë tem, dhe në moment, e kom nxjerr alltinë, edhe i kom shkrep dy herë në gjoks edhe kur ka ran ë tokë, i kom shkrep edhe një herë në kokë edhe kom pas qef me ia pa ceremoninë e varrimit edhe kom kpas qef me pa a po flitet najkun fjala e vërtetë, se kom mujt me shku kry për kry me ta, po kom pas qef me pa edhe me ni qysh po shkon e vërteta…”, ka thënë ai.

Ora 18:14
Detaje të rënda nga vdekja e gruas shtatzënë në Kosovë, 35 vjeçarja qëndroi 30 minuta e shtrirë në oborrin e QKUK-së

1669901673_autoWhatsAppImage20221130at22.12.011669843940.jpeg

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë, ku Hamide Magashi e cila ishte edhe shtatzënë u ezkekutua me armë nga ish bashkëshorti i saj.

Sipas mediave të Kosovës, njëri prej anëtarëve të Sindikatës së Punonjësve Shëndetësorë, ka deklaruar se gruaja shtatzënë e cila u qëllua nga burri i saj ka qëndruar gjysmë ore e shtrirë në oborrin e QKUK-së, dhe nuk i është dhënë ende ndihma nga urgjenca. Pas mbërritjes së urgjencës, u konstatua vdekja e saj.

Ndërsa vetë anëtari Sindikatës së Punonjësve Shëndetësorë ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij, duke theksuar se të gjithë duhet të mbanin përgjegjësi për vdekjen e 35 vjeçares.

Ora 16:45
Del video e 35-vjeçarit pasi vrau gruan në oborrin e spitalit, 1 orë para se ta qëllonte për vdekje bleu ilaçe për dhimbje koke

Sokol Halili i ka dhënë fund jetës ditën e sotme, dy ditë pasi vrau gruan e tij shtatzënë 35-vjeçaren Hamide Magashi. Indeksonline ka publikuar një video të Sokol Halilit pak orë pasi kreu vrasjen e gruas në oborrin e spitalit. Ai është parë në dalje të Suharekës.

Halili ka qenë i veshur me të zeza dhe me kapelë në kokë. Sipas Indeks, Halili ka bërë lëvizje të shpeshta rreth spitalit para se të kryente vrasjen. Rreth një orë para vrasjes së grua, Halili kishte ndaluar në faramaci dhe kishte marrë ilaçe për dhimbjen e kokës.

Ora 12:14
Krimi makabër në Kosovë, e ndjera i kishte ofruar para bashkëshortit vetëm ta linte të qetë! Dëshmia: Më tha martohu me kë të duash

1669901673_autoWhatsAppImage20221130at22.12.011669843940.jpeg

Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish bashkëshorti mësohet se i ka ofruar para vetëm që ta linte të qetë bashkë me fëmijën. Në dosjen e siguruar nga Kallxo, i dyshuari Sokol Halili i ka treguar gjykatësit se gruaja e tij kërkonte që të kthehej tek familja.

“Më ka premtu një shumë të madhe të pareve veç me e lanë me shku te shtëpia e babës, më ka thanë martohu me kë të duash, vetëm më lë rehat mua dhe fëmiun”- thuhet në procesverbalin gjyqësor.

Madje para gjyqtarit, i dyshuari kishte deklaruar se nuk do ta linte të lirë Hamide Magashin me asnjë kusht, pasi nuk do lejonte që fëmijë ta mbante e ndjera. E gjithë kjo u tha para gjykatës në kohën kur po vendosej urdhri i mbrojtjes.

Ndërkaq deklaratat e viktimës para hetuesisë tregonin se e njëjta kishte raportuar dhunën e vazhdueshme me të cilin ishte përballur e ndjera. Pagat e realizuara nga puna në Komunën e Ferizajt, Hamide Magashi kishte deklaruar se detyrohej t’ia dorëzonte çdo muaj bashkëshortit.

Në këtë dosje, viktima kishte deklaruar se edhe çdo vizitë të bërë në familjen e saj kishte qenë e shoqëruar nga vjehrra dhe e vëzhguar nga bashkëshorti.

Madje Magashi kishte raportuar se nga burri kishte pasur edhe kërcënime me vrasjen e burrit të motrës dhe kryerjes së marrëdhënies seksuale me motrën e saj në praninë e saj. Por Halili ka mohuar këto pretendime.

Ora 11:10
Krimi makabër në Kosovë/ Vrau me armë ish-gruan shtatzënë para derës së maternitetit, autori ende në arrati prej më shumë se 40 orësh

KOSOVË- Kanë kaluar më shumë se 40 orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Prishtinë, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila shumë shpejtë do të sillte në jetë foshnjën e saj, u qëllua për vdekje me armë nga ish-burri i saj, Sokol Halili, i cili vazhdon të jetë në arrati. Ndërsa autoritetet në Kosovë kanë bërë apel që kushdo që ka informacion rreth vendodhjes së tij, të raportojë sa më parë.

Pas dhunës dhe kërcënimeve të vazhdueshme nga 31-veçari Halili, nga familja e tij, pas denoncimeve që 35-vjeçarja kishte bërë dhe ‘heshtjes’ së treguar nga institucioneve, të mërkurën e 30 nëntorit, pars derës së maternitetit të Prishtinës gruaja shtatzënë u qëllua  pa mëshirë nga ish-bashkëshorti i saj me 1 plumb në kokë dhe dy në gjoks ku gjeti vdekjen e menjëhershme së bashku me fëmijën e saj.

Motra e viktimës ka dëshmuar përpara kamerave duke rrëfyer detaje rrëqethëse të të gjithë dhunës sistematike që Hamide Magashi kishte mbajtur në kurriz nga bashkëshorti i saj. Ajo u shpreh se viktima kishte qenë gjithnjë me shenja në trup, dhe se që në momentin që doli lajmi se ishte vrarë një grua 35 vjeç shtatzënë, e dinte se bëhej fjalë për motrën e saj.

Ajo ka tregoi se martesa e tyre zgjati vetëm tre muaj dhe se gjatë këtyre 3 mujave, Hamide Magashi përjetoi ferrin. Sokoli nuk e linte të takonte familjen e saj dhe se ka qenë pre e dhunës nga bashkëshorti i saj.

Mësohet se autori i dyshuar, që nga viti 2014 deri në korrik të vitit 2022 mbante ilegalisht një pistoletë me gaz, me kalibër 9 milimetra dhe një karikator. Ai madje ka qenë i dënuar për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe vetëm me 300 euro.

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 03/12/2022 11:05

    A ka mundesi dikush me ma perkthy letren e vrasesit? Ne cfare gjuhe shkruan?????

    Përgjigju
  • Shtaza, qe vrau femijen en vet, aq e dionte., sa tha sa te ma marre gruaja pome vras më mire?! Yyyyy kafshe me perbindesh njeriu: 03/12/2022 07:01

    Cfare tallje me viktimen e mjere. O mjeran qe edhe i vdekur ke deshire te te varesh? Po ajo te kishte oatur 25 mije euro, kishte ikur me vrap nga ti dhe kishte blere nje shtepi diku tjeter. Nuk rrinte nen thundren tende, se para se ta vriste e kishte rrahur vënçe rregullisht.

    Përgjigju
  • Tommka: 02/12/2022 21:34

    Absolut nuk besoj që një pjell e satanit , sì ky , " shkruan " letër?! Mos harroni, që sot në Kosov , shumica e qevers Kurci, janë kriminel!?! Krijesa njerëzore që kan vra , apo kan shty në vrasje. Shoqëri Injorante!

    Përgjigju
  • Xili: 02/12/2022 21:18

    Manipulim !! Ky, Baba , të arrestohet menjëher! Kjo " letra " është manipulim primitiv !!! Pjell e djallit!

    Përgjigju
  • Nje plehre më pak: 02/12/2022 16:24

    Nje plehrë më pak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë