TIRANE- Ekzekutoi bashkëshorten me 5 plumba automatiku brenda në banesë, përfundon në burg dhe Ilirian Cani. Është kjo masa e dhënë nga gjykatësi Ardit Mustafa për Canin, pasi ky i fundit ka pranuar krimin e vrasjes së bashkëshortes.
Masa ka qenë disi e pazakontë, pasi gjykatësi Ardit Mustafa, dhe Prokurori i Krimeve të Rënda kanë udhëtuar drejt spitalit Ushtarak ku ndodhet i shtruar Cani, dhe në ambientet e dhomës spitalore i kanë komunikuar të pandehurit masën e sigurisë.
Cani ndodhet në spital pasi ai dhe u vetëplagos pasi ekzekutoi bashkëshorten Alketa Cani, ndërsa mjekët thonë se tashmë ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë, sapo gjëndja e tij shëndetësore të përmirësohet, ai do të kalojë në një nga burgjet e kryeqytetit, ndërsa në shtator pritet të nisë gjykimi ndaj tij.
Ilirian Cani ndodhet i vetëm në dhomën e spitalit në katin e dytë të repartit të traumave në spitalin Ushtarak në Tiranë, si dhe ruhet gjatë 24 orëve me policë, për të shmangur çdo hakmarrje apo sjellje agresive ndaj tij, pasi akti i kryer duke vrarë bashkëshorten është tepër i rëndë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com