Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Pogradecit, ku Bashkim Mekolli vrau me sqepar gruan e tij.
Ndërsa këtë të martë Gjykata vendosi arrest me burg ndaj tij të tjera dëshmi vijnë nga zona ku familja jetonte.
Mjeku i qendrës shëndetësore në Blacë shprehet për Report tv se gjatë kontrolleve autori nuk ka rezultuar me depresion.
Ai shton se ishte paraqitur në ambulancë vetëm për të marrë një rekomandim me të cilin donte të shkonte në Tiranë.
Mjeku i cili bazohet edhe tek fjalët e babait të autorit konfirmon se Bashkim Mekolli kishte problem me alkolin dhe po përpiqej të rehabilitohej.
“I vetmi raste kur paraqitej ishte kur vinte për djalin, një herë erdhi për veten e tij kërkoi rekomandim se do të vizitohej për vete. Ishte si i mërzitur, kishte këputje. Me këto shenja të conin të mendoje se kishte shenja depresive. Kry person ka bërë dy herë chekup dhe nuk rezultonte depresiv ndoshta me kalimin e kohës. Në 2015-2016 rezultonte jo depresiv, në gjendje të mirë shëndetësore. Dëgjova të atin që thoshte, por ai e dinte më mirë. Unë i referohem kontrollit shëndetësor dhe ka rezultuar jo depersiv. Megjithatë ndoshta me kalimin e kohës problemet familajre janë shtuar. I ati më thoshte që edhe pinte alkol. I vetmi rast kur ka ardhur erdhi për rekomandim. U shpreh se kishte lodhje mërzitje. Por ai shkoi në Tiranë edhe për rehabilitimin nga pija sa kuptova. Po mjekohej më tha e kam lënë pijen” u shpreh mjeku.
Edhe i ati i Bashkim Mekolli i pyetur nga Report Tv shprehet se ky i fundit donte të shtrohej në Tiranë, të rehabilitohej për të lënë alkolin. Sa i përket faktit se Mekolli mund ta ketë vrarë për arsye xhelozie, i ati shprehet se zonja ishte e rregullt dhe punëtore.
“Për mednimin tim ajo nuk ka qënë e asaj natyre, ka qënë e rregullt shumë punëtore, ai bëhej kot xheloz.ai ka shkuar para dymuajve në Tiranë. U vizitua bëri analizat donte të shtrohej prej alkolit, për të hequr dorë nga alkoli. Donte të kurohej nga alkoli por nuk u shtrua se nuk kishte kartë shëndeti. Kishte ilace edhe për alkolin e mbase ishin me depresion.Ishte në kurim edhe për alkolin dhe depresionin” rrëfehet i ati.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com