KURBIN- Gjykata e rrethit Kurbin ka dhënë masën e arrestit burg për Marjan Lleshin, i cili vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë.
Ngjarja ka ndodhur në 15 korrik në Fushë-Mamurras të Krujës, ku e reja Valbona Lleshi, nënë e 3 fëmijëve, është goditur me mjete të forta, (mendohet dru) deri në vdekje, nga bashkëshorti i saj 42-vjeçar.
Megjithatë, para trupit gjykues, Marjan Lleshi, nuk ka pranuar krimin, duke deklaruar se nuk mban mend të jetë përfshirë ne vrasjen e së shoqes.
Lidhur me ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë, ku humbi jetën 27-vjeçarja si pasojë e dhunës së ushtruar mbi të, të afërm të viktimës bëjnë të ditur se sherri mes viktimës dhe autorit ka nisur që në orët e para të mëngjesit.
Më pas, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e mjeteve të forta, ku mbeti viktimë 27-vjeçarja rreth orës 9 e 30 minuta, të 15 korrikut.
Pas ngjarjes së rëndë, policia e cila është njoftuar nga fqinjët e tyre, ka arrestuar menjëherë autorin e krimit. Çifti Lleshi kishte 3 fëmijë, 1 djalë dhe dy vajza nga 10 vjet martesë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com