Vrau ish-bashkëshorten gjyqtare Fildez Hafizi, Gjykata i heq kujdestarinë e fëmijëve Fadil Kasemit

Ezkekutoi me pistoletë ish-bashkëshorten e tij gjyqtaren Fildez Hafizi, Gjykata e Tiranës i heq kujdestarin e fëmijëve Fadil Kasemit. Report Tv ka mësuar nga gjykata se vendimi është marrë nga gjyqtarja Farie Bundo e cila ka pranuar padinë e motrës së ish-gjyqtares Hafizi për të marrë kujdestarinë e fëmijëve të mbëtur pa nënë, ndërsa babai ndodhet në burg për të vuajtur dënimin.

Ata kanë mbetur pa prindër pasi mamaja e tyre Fildez Hafizi u vra dhe ish-babai i tyre aktualisht ndodhet i arrestuar dhe po gjykohet nga Krimet e Rënda për "vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" dhe "armëmbajtje pa leje" ku rrezikon burgim të përjetshëm. Ekzekutimi i gjyqtares u bë më 30 gusht 2017, teska ajo dilte nga një qendër estetike në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Pak pas ngjarjes u prangos dhe Fadil Kasemi i cili u dorëzua në polici nga shoferi i furgonit që ai mori peng për t'u larguar nga vendi i krimit dhe për të shmangur arrestimint. Gjyqtarja e ekzekutuar nga ish-bashkëshorti la pas dy fëmijë nga martesa e saj e cila u mbyll me divorc, divorc të cilin Kasemi nuk e pranoi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak