Vrau ish-gruan gjyqtare, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin

Vrau ish-bashkëshorten e tij gjyqtare, prokuroria kërkon burg përjetë për Fadil Kasemin. Pak minuta para se prokurori Dritan Prenci të lexonte pretencën dhe provat që faktojnë krimin për shkak të marrëdhënieve familjare Kasemi i akuzuar për vrasjen e Fildeze Hafizit ka braktisur sallën.

Ai u vu në hetim pasi më 31 gusht 2017 qëlloi tre herë me pistoletë teksa gjyqtarja po dilte nga një qendër estetike në rrugën “Hoxha Tahsim”. Hetimi gjyqësor ndaj Kasemit përfundoi pas 24 seancash, ku nuk munguan mbi 20 dëshmi nga efektivët e policisë që e prangosën, personi që u kërcënua me armë për ta larguar nga vendi i krimit e deri tek fëmijët e  çiftit.

Gjatë deklarimeve në praninë e psikologëve fëmijët e Fadil Kasemit refuzuan përballjen me të duke kërkuar që ai të largohej nga salla. Gjatë gjykimi Fadil Kasemi kërkoi që të aplikohej gjykimi i shkurtuar por kjo kërkesë u rrëzua pasi me ndryshimet në kodin e ri penal për krimet në familje nuk pranohet gjykimi shkurtuar.

Kasemi ka shpjeguar në dëshminë e tij se me ish-gruan ka pasur marrëdhënie shumë të mira, deri në momentin kur ajo ka fituar studimet për në shkollën e magjistraturës. I pandehuri i këtij procesi gjyqësor, ka pohuar se motivi i këtij krimi të rëndë ka qënë pikërisht mosmirënjohja nga ana e gruas dhe devijimi i sjelljes së saj në marrëdhënin bashkëshortore.

Vendimi për këtë dosje pritet të jepet në Janar 2019 ndërsa procesi do të rinisë më 8 Janar aty ku avokati i Fadil Kasemit dhe vetë ai si autor i krimit që ka pranuar do të bëjnë mbrojtjen. Kasemi u vu në akuzë për vrasjen për shkak të marrëdhënie familjare, armëmbajtje pa leje si dhe pengmarrjen e shoferit Klodian Tafa.

Vrasja e gjyqtares zbuloi edhe disa skandale të drejtësisë. Në 2015 Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten në Durrës, por e ndaluan fëmijët. Gjykata në atë kohë e dënoi vetëm për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të lehtë, por jo për tentativë vrasje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston