Dje vrau ish-gruan, një vit më parë e mori peng/ Skandali i drejtësisë, gjyqtari Piro Sota e liroi Elton Metën në Fier pa bërë asnjë ditë burg

FIER- Sot i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, por për ngjarjen që rrezikoi të kthehej në tragjedi edhe më të rëndë, 1 vit më parë, Elton Meta nuk ka bërë asnjë ditë burg! Këto janë pasojat e një drejtësie ende të çalë nga korrupsioni në Shqipëri, që përmes lojërave të ndryshme me raporte ndoshta të falsifikuar, i fali lirinë një 31-vjeçari të akuzuar për 3 vepra të rënda penale.

Report Tv ka siguruar 2 vendime të gjyqtarit të Fierit Piro Sota, i cili fillimisht më 1 mars 2021, ka vendosur mjekimin e detyruar në një institucion mjekësor të Elton Metës, mbi kërkesën që prokurori Çlirim Sina bëri në janar, për ta larguar 31-vjeçarin nga paraburgimi i Fierit drejt spitalit të burgut të Zaharisë në Krujë. Gjykata kështu, pushoi përgjegjësitë penale të Metajt për veprat e kryera mbi argumentin se ka probleme të shëndetit mendor. 

Por vetëm 5 muaj më pas, më 27 korrik 2021 i njëjti gjyqtar, Piro Sota, mbi një kërkesë të avokatit të Elton Metës, Kujtim Cakrani, vendosi daljen nga spitali i burgut të Zaharisë, dhe mjekimin e detyruar ambulator në kujdesin e babait.

Pra nga një njeri me probleme të shëndetit mendor që duhet izoluar në spital, për vetëm 5 muaj, Elton Meta, jo për faj të tij, por me vulën e drejtësisë, ishte tashmë një njeri i lirë për të qëndruar dhe kuruar me ilaçe depresioni në shtëpi dhe vizita tek mjeku neuro-psikiatër, aspak i rrezikshëm për shoqërinë dhe të afërmit e tij.  

Por ku u bazua gjyqtari Piro Sota për këto vendime që ngrënë shumë pikëpyetje që sot i morën jetën një 23-vjeçare, që ndër të tjera ishte me urdhër mbrojtje deri në tetor të vitit 2021.

Në të dyja vendimet, ndër të tjera, provë kanë qenë raportet e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nëse në rastin e parë, ishte prokurori Clirim Sina që kërkoi rehabilimin në spital psikiatrik, herën e dytë ishte avokati Kujtim Cakrani që kërkoi daljen e të riut nga spitali. Këtu, gjyqtari Piro Sota caktoi të tjerë ekspertë të Instititut të Mjekësisë Ligjore, që sëmundjen e Metës e çuan në nivelin e kujdesit në shtëpi.

Pikëpyetjet mbi këto vendime të dyshimta vihen edhe mbi emrat e këtyre mjekëve që në 2 raporte të afërta në kohë izoluan dhe liruan njëkohësisht Metën nga spitali psikiatrik i burgut?

B.K./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja