TIRANE-Gjykata e Apelit ka refuzuar kërkesën për një masë më të lehtë për autorin e vrasjes së  Haxhi Baçinozit tek Liqeni Artificial duke e lënë në burg pa afat.

Islam Mylkaj e vrau Baçinozin për shkak të një borxhi të vjetër që solli edhe sherrin që përfundoi me vrasje.

Vrasja ndodhi në datë 16 mars, ndërsa 4 ditë më pas ai u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij duke shprehur pendesë për ngjarjen.

Miku i tij Myftar Pasha është lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie, pasi akuzohet për mos kallëzim krimi. 

Krimin Mylkaj e kreu pas sherrit për shkak të një shumë prej 46 mijë eurove që ai i kishte viktimës, që ka qenë ish-i përndjekur politik.