Igli Meta i cili kohë më parë i mori jetën duke e vrarë, Ismail Lulin i ka dërguar një letër nënës së viktimës së tij, duke i kërkuar ndjesë për vrasjen e djalit të saj.
Siç raportojnë mediat italiane, kjo letër është shkruar nga Igli Meta natën e dytë të qëndrimit të tij në burg përmes avokatit të tij, ku ndjehet i penduar për vrasjen e bashkatdhetarit të tij, Ismail Luli.

Igli Meta, më 19 korrik të vitit të kaluar vrau me thikë, pothuajse duke i prerë kokën shtatëmbëdhjetë vjeçarit Ismail Luli, pasi e kishte marrë në pyetje në lidhje me raportin që kishte shqiptari me ish-të dashurën e autorit, Ambera Saliji.

Ai e ka pranuar krimin përpara hetuesve dhe ka thënë se veprimin e ka kryer në gjaknxehtësi e sipër, pasi ishte xheloz për të dashurën e tij, me shtetësi maqedonase.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com