TIRANË- Gjykata e Apelit ka konfirmuar këtë të enjte dënimin me 17 vite burg për Erion Llapushin, për vrasjen e Gazmend Kurmakut në tetor të vitit 2021.

Llapushi, i cili vijon të jetë në arrati, kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Elbasanit përmes avokatit të tij, por u rrëzua nga Apeli i përgjithshëm.

Sherri mes tyre, nisi për një tavolinë të rezervuar, ku kryekamarieri, Gazment Kurmaku i tha atë kohë Llapushit, se ajo ishte e zënë dhe nuk duhej të ulej aty. Llapushi kapi nga fyti Kurmakut, e kërcënoi me thikë, e më pas e vrau. 57-vjeçari ndërroi jetë në spital 5 ditë më vonë pas ngjarjes.

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë